[wp-story]

Lajme

Mjeku kujdestar në QKUK konfirmon vdekjen e njërit prej katër të plagosurve

Mjeku kujdestar në QKUK konfirmon vdekjen e njërit prej katër të plagosurve
18:18 | 05 Shtator 2019

Mjeku kujdestar në QKUK, Agron Çitaku ka konfirmuar se ka ndërruar jetë, njëri nga katër të plagosurit e incidentit me armë zjarri në Prishtinë.

Ai para medieve ka thënë se tashmë i ndjeri, nuk ka arritur t’iu mbijetojë plagëve, raporton Front Online.

“Njëri nga katër plagosurit nuk iu mbijetoi plagëve. Tre të tjerë janë gjithashtu në gjendje të rëndë, ndërkohë që njëri po përgatitet për sallë për intervenime të mëtutjeshme.”, deklaroi shkurtimisht ai.

Zëdhënësi i Policisë, Bajram Krasniqi më herët ka treguar se tashmë janë arrestuar dy të dyshuar, raporton Front Online.

“Janë të arrestuar dy persona të dyshuar. Janë konfiskuar dy armë, një e shkurtë dhe një e gjatë. Prokurori është në vendin e ngjarjes. Më vonë edhe policia edhe prokuroria do të japin informata të tjera sepse për momentin nuk dihet se cili ka qenë motivi. Dyshohet se të dy familjet banojnë në këtë lagje, ende është duke u ekzaminuar vendi i ngjarjes”, ka thënë ai.

Front Online do t’iu mbajë të informuar.

 

Petrol Company në muajin e shenjtë të Ramazanit, dhuron pako ushqimore per familjet nevojtare në qytetin e Vitisë

Të tjera