[wp-story]

Lajme

Mjeku kosovar bën apel: Nga këto temperatura të larta të kenë kujdes këta persona

Mjeku kosovar bën apel: Nga këto temperatura të larta të kenë kujdes këta persona
14:31 | 12 Gusht 2019

Numri i qytetareve që ditëve të fundit kanë kërkuar ndihmë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës si pasojë e temperaturave të larta të cilat kanë goditur vendin tonë është rritur dukshëm.

Avdush Bajgora, Specialist i Mjekësisë Emergjente ka theksuar se kjo është një kohë e rrezikshme sidomos për fëmijët, gratë shtatzëna dhe pleqtë.

Në këtë kohë rrezik të madh kanë edhe personat që vuajnë sëmundjet kardiovaskulare sistemit respirator e diabeti ka thënë doktor Bajgora.

Ai rekomandon disa këshilla të cilat duhet të ndiqen në këto ditë me temperature tropikale.

“Preferohen që pacientët të mos ekspozohen në diell nga ora 10 deri 17 kur është piku i të nxehtit dhe të zgjedhin vende më të freskëta. Krejt këto temperatura ndikojnë në sistemin kardiovaskular, respirator dhe shkakton ndonjë problem që mund të jetë me fatalitet”.

“Petrol Company” ul çmimet për 15 %. Ja sa kushton një litër naftë

Të tjera