×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Mjekja shqiptare tregon deri kur mund të qëndrojë në izolim Gjermania

    FrontOnline
    14 Janar 2021

    Specialistja e mjekësisë së urgjencës, familjes dhe psikoterapisë, njëkohësisht dhe kryetare e Federatës së Mjekëve në Evropë, Aurora Dollenberg tregoi situatën e koronavirusit në Gjermani.

    Mjekja u shpreh se në Gjermani është përkeqësuar situata e COVID, pasi gjatë pushimeve të verës shumë emigrantë sollën infeksionin në këtë shtet.

    “Numri i lartë i ardhjeve të infeksionit nga jashtë, sidomos gjatë periudhës së verës, si pasojë e pushimeve dhe të emigrantëve, edhe shqiptarëve, infeksioni brenda vendimit por i furnizimi me raste të reja nga jashtë, çoi që në vjeshtë të kishim një rritje drastike të numrit të të infektuarve”, tha ajo në Euronews Albania.

    “Edhe pse jemi në karantinë për më shumë se një muaj, Gjermania nuk po tregon një rënie të numrit të të infektuarve”, tha ajo më tej.

    Dollenberg theksoi se në Gjermani, në këtë valë të dytë infeksioni është rritur shumë numri i viktimave.

    “Në ndryshim nga vala e para e pandemisë kemi një rritje të numrit të të vdekurve, gjë që e ka çuar sistemin tonë shëndetësor në kolaps. Spitalet janë duke i mbyllur urgjencat, nuk po funksionon ai sistemi perfekt që kishim”, tha ajo.

    Sipas saj, Gjermania mund të jetë në karantinë deri në fillim të prillit.

    “Zgjatja e karantinës mund të shkojë deri në fillim të prillit. Derisa të heqim të paktën pjesën më të madhe të popullatës që është më e rrezikuar, që të kemi arritur që ta vaksinojmë”, u shpreh mjekja.

    Ndërsa për procesin e vaksinimit ajo theksoi: “Fillimisht kemi pasur Pfizer që është aplikuar në mënyrë masive në qendrat spitalore dhe shtëpitë e pleqëve. Modera është porositur në një numër shumë herë më të lartë, jo vetëm që është më praktike edhe për transportimin, por edhe njëkohësisht ka një kosto shumë më të ulët”, përfundoi ajo.

    Më mirë në Kosovë se në Gjermani
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni29 Mars 2024
    Qeveria e Kroacisë ka nisur procedurat për njohjen e ndërsjellë të patentë shoferëve mes Zagrebit dhe Prishtinës. Kjo u bë e ditur...
    Bota/Rajoni29 Mars 2024
    Erërat me shpejtësi deri në 112 km/h kanë goditur bregdetin jugor të Mbretërisë së Bashku së bashku me breshërin dhe bubullimat. Sipas...
    Bota/Rajoni29 Mars 2024
    Një autobus me rreth 60 pasagjerë u aksidentua në shtetin perëndimor të Gjermanisë Veriore-Vestfalia, duke lënë të lënduar 21 persona, njëri prej...
    Të tjera
    Lajme29 Mars 2024
    Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka thënë se qeveria nuk ka arsye të japë dorëheqje. Këtë deklaratë ai e bëri para mediave...
    Lajme29 Mars 2024
    Tri seanca plenare do të mbahen në javën e ardhshme në Kuvendin e Kosovës. Kështu ka bërë të ditur shefja e grupit...
    Lajme29 Mars 2024
    Ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, po intervistohet nga Prokuroria e Speciale në Prishtinë. Sipas RTK-së, Berishaj gjendet në Prokurorinë Speciale...
    Lajme29 Mars 2024
    Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës gjatë mbikëqyrjes permanente të situatës epidemiologjike në vend ka konstatuar një rritje të lehtë të...
    Lajme29 Mars 2024
    Shefi i grupit parlamentar i LDK-së, Arben Gashi, konsideron se sot është njëra ndër ditët më të këqija të parlamentarizmit në Kosovë....
    Sport29 Mars 2024
    Organizatori i Kampionatit Evropian, UEFA tha të enjten se do të dëgjojë trajnerët e ekipeve kombëtare nëse duan të zgjerojnë numrin e...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.