[wp-story]

Bota/Rajoni

Mjekët paralajmërojnë krizë shëndetësore në Australi

Mjekët paralajmërojnë krizë shëndetësore në Australi
13:52 | 11 Janar 2020

Australianët po përballen me një ‘krizë të paparë shëndetësore’, ndërsa mjekët paralajmërojnë që të merren masa, në parandalimin e sëmundjeve që mund të vijnë nga kriza e zjarreve.

Nivelet e cilësisë së ajrit në Australi, kanë qenë ndër më të këqijat në tokë, derisa banorët u detyruan të mbyllen brenda dhe të mos i hapin dritaret.

Ata që u detyruan të dalin përjashta, u përballën me një shtresë të dendur tymi, që vështirësonte frymëmarrjen. Për muaj të tërë, banorët në Sydney janë zgjuar me nivel të lartë smogu, që bllokonte edhe peizazhet e bregdetit.

Image

Royal Australasian Collage of Physiciand që përfaqëson më shumë se 17,000 mjekë, thotë se Australia është një territor i pa eksploruar kur bëhet fjalë për të vlerësuar efektet shëndetësore afatgjata të sezonit aktual të zjarrit.

Gjithashtu, ka shqetësim për shëndetin mendor, të atyre që janë dëmtuar si pasojë e zjarreve të këtij sezoni.

Image

Brenda një kohe të shkurtër, pritet që të krijohet një njësit shëndetësor, i kualifikuar që të trajtojë këtë qështje serioze, shkaku i zjarreve të vazhdueshme që më në fund janë nën kontroll.

“Petrol Company” në natën e “Kurban Bajramit” e bën me shtëpi të re familjen nga Skenderaj

Të tjera