×
  • Kronika
  • Kronika

    Mitrovicë: Shkrepi me armë në një aheng familjar, policia arreston 22 vjeçarin

    FrontOnline
    13 Shtator 2021

    Policia në Mitrovicë ka arrestuar një 22 vjeçar pasi ka shtënë me armë në një aheng familjar.

    “Dje rreth orës 17:00, policia në Mitrovicë, ka pranuar një informatë se kishte të shtëna me armë zjarri në fshatin Zhabar. Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë identifikuar vendin, nga ku ishin dëgjuar të shtënat, në një shtëpi të këtij fshati në të cilën kishte pasur një aheng familjar. Në vendngjarje janë gjetur 11 gëzhoja të shkrepura dhe pas kësaj është arrestuar i dyshuari A.B., 22 vjeçar, shtetas i Kosovës”.

    Policia njofton më tej se personi është intervistuar në cilësi të të dyshuarit, ndërsa pas procedurave intervistuese sipas udhëzimit të prokurorit, i dyshuari në fjalë është liruar në procedurë të rregullt.

    “Në cilësi të provave materiale, policia ka sekuestruar armën e llojit Ekol Special dhe gëzhojat e gjetura në vendin e ngjarjes. Personi është intervistuar në cilësi të të dyshuarit, ndërsa pas procedurave intervistuese sipas udhëzimit të prokurorit, i dyshuari në fjalë është liruar në procedurë të rregullt. Ndaj tij është iniciuar rasti për veprat penale: ,,Mbajtje në pronësi, posedim, kontroll i paautorizuar i armëve’’ dhe ”Përdorim i armës apo mjetit te rrezikshëm”, raporton policia.

    Blini derivate me çmim të lirë dhe hyni në garë për të fituar banesë, iphone 13 e 19 shpërblime tjera
    Nga Rubrika
    Kronika24 Prill 2024
    Policia në Vushtrri ka arrestuar vozitësin serb – shtetas i Serbisë, i cili në gjendje të dehur, me veturën e tij me...
    Kronika24 Prill 2024
    Policia ka gjobitur shoferët që kanë drejtuar automjete të cilat janë të paregjistruara qe më shumë se 30 ditë. Ata janë gjobitur...
    Kronika24 Prill 2024
    Është arrestuar zyrtari i komunës në Ferizaj pasi dyshohet se duke keqpërdorur pozitën e tij, i kishte mundësuar një turkut të pajiset...
    Të tjera
    Bota/Rajoni24 Prill 2024
    Këto janë rezultatet e para të publikuara nga Komisioni Shtetrorë i Zgjedhjeve. Sipas kësaj liste, e para del të jetë Siljanovska nga...
    Lajme24 Prill 2024
    Komiteti i Ministrave i të Këshillit të Evropës më 16 maj do të vendos përfundimisht pro apo kundër anëtarësimit të Kosovës në...
    Bota/Rajoni24 Prill 2024
    Nënkryetarja e LSDM-së Sanja Llukarevska në paraqitjen e saj të parë pas përfundimit të procesit zgjedhor tha se kandidati për president i...
    Lajme24 Prill 2024
    Burri i cili përdori forcë ndaj dy grave në një parking në Prishtinē është arrestuar nga Policia e Kosovës. Në një përgjigje...
    Lajme24 Prill 2024
    Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, është takuar me përfaqësuesit e 27-të vendeve anëtare të BE-së, pjesë e grupit punues të Këshillit të...
    Lajme24 Prill 2024
    Një person ka vdekur në Spitalin Rajonal të Pejës, si pasojë e plagëve të marra nga goditja e një veture. Rasti ka...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.