[wp-story]

Lajme

MIT: “Limak” të respektojë ligjet e Kosovës

MIT: “Limak” të respektojë ligjet e Kosovës
16:46 | 07 Gusht 2019

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit, ka pranuar me shqetësim paralajmërimet e Sindikatës së Pavarur të Punëtorëve të Aeroportit Ndërkombëtar ‘Adem Jashari’ për fillimin e protestave.

Kjo ministri u bën thirrje drejtuesve të sindikatës dhe atyre të aeroportit që të diskutojnë rreth zgjidhjes së problemeve për të cilat punëtorët janë të pakënaqur.Njëkohësisht, MIT me në krye ministrin Pal Lekaj, i bën thirrje konsorciumit “Limak”, që të respektojë me përpikëri ligjet e Kosovës dhe kontratën për koncesionimin e aeroportit “Adem Jashari”.

“Konsiderojmë që është e dëmshme ndalja e punës nga ana e punonjësve të aeroportit, pikërisht në kohën e fluksit më të madh të udhëtarëve, veçanërisht diasporës.  Këto qëndrime, te të dyja palët, në takime të ndara, i përcolli zëvendësministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Rexhep Kadriu”, thuhet në komunikatë. Ndryshe, punëtorët e Aeroportit Ndërkombëtar “Adem Jashari”, për shkak të kushteve jo të mira të punës, kanë paralajmëruar grevë një orësh për datën 8 gusht, ndërsa në rast të mos zgjidhjes së kërkesave, ata nuk përjashtojnë edhe  mbajtjen e protestave.

“Petrol Company” ndihmon më shumë se 200 familje për festën e Fitër Bajramit (VIDEO)

Të tjera