[wp-story]

Bota/Rajoni

Misteri pushton Berlinin, kush e hapi varrin e udhëheqësit të lartë nazist

Misteri pushton Berlinin, kush e hapi varrin e udhëheqësit të lartë nazist
17:44 | 17 Dhjetor 2019

Policia e Berlinit po përpiqet të zbulojnë se kush e hapi varrin e oficerit nazist, Reinhard Heydrich. Një punonjës në varrezat Invalids në qendër të Berlin zbuloi të enjten se varri ishte hapur.

Por asnjë kockë e udhëheqësit të lartë nazist nuk u nxor nga varri.

Heydrich ishte një nga organizatorët kryesorë të vrasjeve masive të Gjermanisë naziste ndaj çifutëve evropianë.

Ai kryesoi Konferencën e Wannsee në janar 1942, ku u planifikua gjenocidi i Hitlerit “Zgjidhja përfundimtare”.

Prekja e një varri mund të ndiqet penalisht sipas një ligji gjerman.

Forcat Aleate në fund të Luftës së Dytë Botërore vendosën që varret e nazistëve të njohur të mos shënjoheshin, për të parandaluar simpatizantët nazistë t’i kthenin në faltore.

Kushdo që ka hapur varrin e Heydrich mendohet se ka pasur njohuri për vendndodhjen e tij./Front Online/

“Graniti” hap showroom-in e dytë në Prishtinë (VIDEO)

Të tjera