×
  • Lajme
  • Lajme

    Misioni Ndërkombëtar i Monitorimit të Zgjedhjeve: Zgjedhjet në Kosovë ishin të qeta

    FrontOnline
    18 Tetor 2021

    Misioni Ndërkombëtar i Monitorimit të Zgjedhjeve: Zgjedhjet në Kosovë ishin të qeta

    Misioni Ndërkombëtar i Monitorimit të Zgjedhjeve ENEMO, ka vlerësuar se zgjedhjet në Kosovë ishin të qeta pavarësisht tensioneve në veri të vendit dhe pandemisë COVID-19.

    “Zgjedhjet lokale janë mbajtur në një mjedis të qetë, pavarësisht tensioneve në veri, pasigurisë dhe shtyrjes së mundshme për shkak të COVID-19, megjithatë vonesat e vazhdueshme në kryerjen e reformave zgjedhore kanë dërguar në pikën ku rregullat janë të paqarta dhe konfliktuale, gjë që ndikon edhe në sigurinë juridike”, ka thënë shefi i këtij misioni, Pierre Peytier.

    Megjithatë nga ky mision nuk është kryer një proces gjithëpërfshirës i vëzhgimit në Kosovë, por vetëm në disa qendra në Prishtinë, Graçanicë dhe Mitrovicë e Veriut.

    Sipas Peytier misioni i tyre ishte monitorimi dhe vlerësimi i mjedisit elektoral, respektimi i të drejtave të njeriut dhe të drejtave të votuesit si dhe organit të menaxhimit të zgjedhjeve, fushata, barazia gjinore dhe mjedisi i mediave, bazuar në standarde ndërkombëtare për mbajtjen e zgjedhjeve.

    Elene Nizharadze, zëvendësshefe e misionit, ka thënë se një sërë rregullash kërkojnë rishikim dhe përmirësim në mënyrë që të shmangen paqartësi dhe të përmirësohet mjedisi elektoral.

    Sipas saj gjatë viteve të fundit reforma zgjedhore ka dështuar disa herë.

    “Gjatë viteve të fundit reforma zgjedhore ka dështuar disa herë duke penguar kështu miratimin e ndryshimeve përkatëse në legjislacion”, ka thënë Nizharadze.

    Sipas saj qasja fizike në zgjedhje mbetet një problem për personat me aftësi të kufizuar.

    Ndërkaq Boshko Nenozhiq, analist i administratës zgjedhore dhe vëzhgues i zgjedhjeve, ka thënë se Komisioni Qendror Zgjedhor ka arritur të kryejë procesin zgjedhor në mënyrë efektive.

    “Puna e KQZ-së ishte kryesisht transparente dhe seancat e tyre ishin të hapura për vëzhguesit, megjithatë shumë procesverbale dhe një numër vendimesh të saj nuk u postuan në faqen e KQZ-së në mënyrën e duhur dhe asnjëra në gjuhën serbe”, është shprehur ai. /klankosova

    Banorja e 13-të e BBVK rrëfen ngjarjen e frikshme që i ka ndodhur
    Nga Rubrika
    Lajme28 Mars 2024
    Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, ka thënë se kontratat njëburimore janë bërë standard i përditshëm i qeverisë Kurti. Në seancën ku po...
    Lajme28 Mars 2024
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka kujtuar Betejëb e Pozharit e cila kishte thyer keq armikun. Haradinaj...
    Lajme28 Mars 2024
    Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, në seancën e Kuvendit të Kosovës, ka folur për kontratat njëburimore....
    Të tjera
    Lajme28 Mars 2024
    Komuna e Prishtinës ka njoftuar banorët e kryeqytetit se shumë shpejt do të zhvillohen zgjedhjet në lagjet e qytetit për formimin e...
    Lajme28 Mars 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka quajtur lajm të mirë kalimin me sukses vendimmarrjen e radhës në rrugën drejt anëtarësimit në...
    Lajme28 Mars 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani kujtoi ka përkujtuar 25-vjetorin e masakrës së Izbicës së Skenderajt. “Kujtesa historike është në funksion të respektimit...
    Lajme28 Mars 2024
    Policia e Kosovës ka gjobitur dy vozitës, të cilët po garonin me vetura në rrugën Prishtinë – Mitrovicë. PK ka bërë të...
    Lajme28 Mars 2024
    Ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka njoftuar se kanë ndarë tetë milionë euro në 11 komuna të Kosovës. Krasniqi...
    Sport28 Mars 2024
    Mesfushori i Milanit, Ismael Bennacer mund të jetë potencialisht në treg, me Arsenalin dhe klubet nga Arabia Saudite të interesuar për të....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.