×
  • Lajme
  • Lajme

    Misioni i EULEX-it në Kosovë, ish-gjyqtari Simmons do të dëshmojë në Kuvendin e Kosovës

    FrontOnline
    04 Dhjetor 2020

    Malcolm Simmons, ish-kryetar i Asamblesë së Gjyqtarëve të EULEX-it do të dëshmojë më 18 janar për shkeljet që ka bërë ky mision gjatë funksionimit në Kosovë.

    Ky vendim është marrë sot në mbledhjen e Komisionit për legjislacion e imunitete, rregullores së Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit.

    Ndryshe, Simmonsi kërkesën e tij për raportim në Kuvend e kishte dorëzuar gjatë verës së këtij viti.

    Gazeta Express ka siguruar letrën që Simmons e ka dërguar në Kuvend të Kosovës. Në këtë letër Simmons tregon për punën që ka bërë në EULEX, emërimin e tij dhe thotë se gjatë mandatit të tij ka qenë i njoftuar për këto shkelje.

    “Gjatë mandatit tim si kryetar i gjykatësve të EULEX-it, u njoftova me shkelje serioze, përfshirë komisionin për shkelje kriminale, nga personat përgjegjës për administrimin e drejtësisë”, thotë ai.

    Simmon shprehet i gatshëm të japë dëshmi për këto çështje derisa përmend disa shkelje që kanë ndodhur, sipas tij, si: ndërhyrje në hetime, kërcënime të dëshmitarëve të mbrojtur, përpjekje për të manipuluar trupat gjykuese, përpjekje për të ndërhyrë në gjykime, fshehje e provave, manipulim i provave, përpjekje për të penguar hetime etj.

    Ai përmend edhe një takim që ka pasur me tash kryeministrin e Britanisë së Madhe, Boris Johnson, në Kosovë në vitin 2016.

    “Më 10 nëntor 2016 u takova me Boris Johnsonin në Prishtinë. Në atë kohë ai ishte Sekretari i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar. Mes tjerash, ne diskutuam shkurt për Dhomat e Specializuara të Kosovës. A ishte shumë shpërfillës ndaj Dhomave, qartazi duke besuar se ato do të jenë ndërtim politik. Ai i përshkroi Dhomat si “një gjykatë politike që i përkulet vullnetit të Brukselit dhe e mbushur me qëllim lajkatar të BE-së për mbushjen e xhepave të tyre”, thuhet në këtë letër.

    Simmons thotë se është i gatshëm të deklarohet para Parlamentit të Kosovës për të gjitha çështjet që flet në letër, duke thënë se ka edhe prova. Ai thotë gjithashtu se është i gatshëm të japë edhe dëshminë e tij.

    Ish-kryetari i gjyqtarëve të EULEX-it, Malcolm Simmons, ishte shprehur i gatshëm që të vijë në Kosovë për të dëshmuar parregullsi të mëdha të misionit, në veçanti në rastin “Drenica 2” edhe vite më parë.

    Britaniku Malcolm Simmons, i cili ka qenë gjyqtari më i lartë i misionit që nga viti 2014, kishte deklaruar se ai kishte denoncuar disa raste të korrupsionit në zemër të misionit të EULEX-it dhe thoshte se EULEX ishte subjekt i ndërhyrjes politike.

    KEDS vendos 17 trafo të reja në daljen e Ponoshecit të Gjakovës
    Nga Rubrika
    Lajme08 Shtator 2024
    Kryeministri Albin Kurti ka thënë se shumë qytetarë angazhohen vullnetarisht për ta avancuar shoqërinë. Në një postim në Facebook, ai ka ftuar...
    Lajme08 Shtator 2024
    Policia e Kosovës ka shqiptuar 1 mijë e 791 gjoba trafiku këto 24 orë të fundit. Sipas të dhënëve të policisë, po...
    Lajme08 Shtator 2024
    Disa fshatra të Vushtrrisë janë pa ujë të pijshëm si pasojë e dëmtimit të gypit nga kompania që po kryen punimet në...
    Të tjera
    Bota/Rajoni08 Shtator 2024
    Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama po mban fjalën e tij në Asemblenë Kombëtare të Partisë Socialiste, ku në fokus janë zgjedhjet parlamentare...
    Vip08 Shtator 2024
    Sot është një ditë e veçantë për Diola Dostin, pasi ajo feston ditëlindjen e saj. Për të shënuar këtë moment të rëndësishëm,...
    Bota/Rajoni08 Shtator 2024
    Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas fitores së Shqipërisë ndaj Ukrainës në Pragë. “Forca Shqipëriii fooorcaaaaa”, u shpreh Rama në rrjetet sociale...
    Lajme08 Shtator 2024
    Anëtari i Komisionit Parlamentar për Shëndetësi nga radhët e AAK-së, e ka cilësuar largimin e mjekëve nga Kosova si një problem të...
    Lajme08 Shtator 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka akuzuar Serbinë të shtunën se po përpiqet të krijojë tensione dhe përshkallëzim në Kosovë dhe...
    Lajme08 Shtator 2024
    Drejtori i Institutit Octopus, Agim Musliu ka komentuar zhvillimet e fundit në veri të vendit, konkretisht bllokadat e vendosura nga serbët në...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.