×
  • Lajme
  • Lajme

    Miratohet udhëzuesi për trajtim me terapi mbështetëse të pacientëve me COVID-19

    FrontOnline
    18 Janar 2021

    Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka njoftuar se Kosova ka miratuar Udhëzuesin për trajtim me Plazmë Kovalescente të pacientëve me COVID-19 si terapi mbështetëse.

    Përmes një shkrimi në rrjetin e tij social Facebook, Zemaj ka thënë se shpreson që Plazma Kovalsecente, si terapi mbështetëse do të ndihmoj të gjithë ata pacientë që kanë nevojë për një trajtim të tillë e i cili do të zbatohet sipas udhëzuesit të nënshkruar sot.

    Njoftimi i plotë:

    Kosova miraton Udhëzuesin për trajtim me Plazmë Kovalescente të pacientëve me Covid-19 si terapi mbështetëse.

    Në funksion të trajtimit të përsonave me Covid 19, përpos masave dhe aplikimit të terapisë adekuate, në bashkëpunim me ekspertët, kam nënshkruar “Udhëzues për trajtim me Plazmë Kovalescente të pacientëve me Covid-19 si terapi mbështëse”.

    Grupi punues me përkushtim dhe në konsultim me praktikat më të mira botërore ka përpiluar udhëzuesin i cili në mënyrë adekuate udhëzon profesionistët shëndetësorë për përdorimin plazmës së personave që kanë kaluar sëmundjen e Covid 19, e cila ka krijuar anti trupa të mjaftueshëm për trajtimin e pacientëve.

    Shpresojmë që Plazma Kovalsecente, si terapi mbështetëse do të ndihmoj të gjithë ata pacientë që kanë nevojë për një trajtim të tillë e i cili do të zbatohet sipas udhëzuesit të nënshkruar sot.

    Qendra për Transfuzion do të grumbulloj gjakun e personave që kanë kaluar Covid 19 dhe që kanë krijuar anti trupa të mjaftueshëm për çka besoj që qyetatarët do të përgjigjen pozotivisht.

    Institucionet e kujdesit shëndetësor, duke përfshir Klinikën Infektive së bashku me institucionet e kujdesit shëndetësor në të cilat janë të hospitalizuar pacientët me Covid, sipas indikacioneve do të bëjnë zbatimin e trajtimit me Plazmë Kovalescente.

    KESCO Premium hapet në Qendër të Prishtinës
    Nga Rubrika
    Lajme20 Prill 2024
    Kryeministri Albin Kurti nuk do të jetë as në tubimin elektoral të koalicionit që po përkrah në zgjedhjet e Maqedonisë së Veriut,...
    Lajme20 Prill 2024
    Për dallim nga fillimi i javës që po lëmë pas, kur kishte tollovi të mëdha dhe pritje të gjata në Agjencinë e...
    Lajme20 Prill 2024
    Ish-presidenti slloven Borut Pahor, i cili po synon pozitën që do ta lërë emisari Miroslav Lajçak në gusht, ka treguar pikëpamjen e...
    Të tjera
    Lajme20 Prill 2024
    Agjencia e Kundër Korrupsionit ka filluar të publikoj formularët me të dhënat e pasurisë së shërbyesve publik. Mesin e shumë zyrtarëve tjerë...
    Lajme20 Prill 2024
    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, në deklarimin e pasurisë për vitin 2024, ka njoftuar se ka blerë banesë të re. E njëjta i...
    Lajme20 Prill 2024
    Ish-kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, konsideron se vendet e rajonit duhet të përpiqen të arrijnë një marrëveshje, duke qenë se...
    Lajme20 Prill 2024
    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dje është shprehur i çuditur pse pati reagime për bllokimin e qytetarëve të Kosovës e ndalimin e...
    Lajme20 Prill 2024
    Nga Shoqata e Pensionistëve të Kosovës njoftojnë se secili pensionist në mënyrë individuale do të ngre padi ndaj Ministrisë së Financave. "Secili...
    Lajme20 Prill 2024
    Java e dytë e marsit ishte caktuar si datë për të protestuar pensionistët. Nga vetë ata, kjo protestë, është shtyrë për shkak...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.