Qeveria në detyrë e Kosovës, ka mbajtur mbledhje ku është miratuar strategjia për “Sigurinë e Kosovës”, ku kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti tha se garanton sigurinë e qytetarëve dhe anëtarësimin në NATO, raporton Front Online.
Hoti më tutje u shpreh se me këtë strategji këtë Kosova tregon që ka për qëllim fqinjësinë e mirë.
“Është iniciuar strategjia dhe është mbështetur nga partnerët tan strategjik. Kjo garanton sigurinë e qytetarëve nga jashtë e brenda. Anëtarësimin në NATO e BE si dhe sigurimin në aspektin mjedisor, social, ekonominë e tregut Definon politikat e sigurisë së mbrojtjes dhe konfirmon që Kosova ka për qëllim fqinjësinë e mirë”, u shpreh Hoti.