×
  • Lajme
  • Lajme

    Miratohet koncept dokumenti për kompensimin e viktimave të krimit, i hartuar dhe iniciuar nga Ministria e Drejtësisë

    FrontOnline
    10 Korrik 2020

    Qeveria e Republikës së Kosovës ka miratuar Koncept Dokumentin për Kompensimin e Viktimave të Krimit, i cili është hartuar dhe iniciuar nga Ministria e Drejtësisë në mbështetje të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë.

    Kompensimi i viktimave të krimit është shtyllë kruciale e sistemit të drejtësisë në çdo vend, e Kosova nuk përbënë përjashtim.

    “Përmes këtij Koncept Dokumenti, Ministria e Drejtësisë ka paraparë rregullimin e çështjes së kompensimit të viktimave të krimit, për shkak se kanë ekzistuar mangësi ligjore të cilat jo vetëm që e kanë vështirësuar qasjen e viktimave në programin e kompensimit, mirëpo edhe e kanë cenuar dinjitetin e tyre.

    Ky Koncept Dokument ofron një analizë të thukët e cilësore mbi programin e kompensimit të viktimave të krimit në vend dhe problemeve që ekzistojnë në kuadër të kornizës legjislative e cila rregullon fushën në fjalë.

    Në mbështetje të kësaj analize, Koncept Dokumenti propozon ndryshimin e Ligjit për Kompensimin e Viktimave, gjegjësisht të dispozitave që rregullojnë veprat e kompensueshme, kushtet formale dhe materiale për kompensim, qasjen e menjëhershme në kompensim, obligimin për të kërkuar dëmshpërblim, llojet e kompensimeve, afatet ligjore, etj.

    Ministria e Drejtësisë shpreson se ky Koncept Dokument do të sjellë përmirësime të dukshme në fushën e kompensimit të viktimave të krimit, andaj si të tillë beson që do të gjej mbështetjen edhe në Kuvendin e Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin për media.

    Ministria e Drejtësisë në linjë me Planin Vjetor të Punës së Qeverisë dhe në zbatim të objektivave strategjike të parapara me Planin e saj Zhvillimor Strategjik, ka iniciuar procesin e hartimit të Koncept Dokumentit për Kompensimin e Viktimave të Krimit.

    Shqipëria mbushet me turistë kosovarë falë Sharr Travel
    Nga Rubrika
    Lajme29 Mars 2024
    Lidhur me çështjen e rrymës në veri për Front Online ka folur edhe kryesuesi i Asamblesë Komunale të Mitrovicës Veriore, Nexhat Ugljani....
    Lajme29 Mars 2024
    Sot do të mbahet mbledhja e radhës e Kryesisë së Kuvendit. Në rend dite votimi i disa marrëveshjeve ndërkombëtare e themelimi i...
    Lajme29 Mars 2024
    Edhe Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka sfiduar opozitën, duke thënë se janë të gatshme për zgjedhje të reja, madje qysh javën...
    Të tjera
    Lajme28 Mars 2024
    Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryeministër Bedri Hamza, ka thënë se qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti, është pa rezultate....
    Lajme28 Mars 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se këtë vit e kemi filluar pa viza e me pasaportë shumëfish më të fuqishme,...
    Lajme28 Mars 2024
    Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se Kosova duhet të shkojë në zgjedhje të rregullta dhe jo atëherë kur dëshiron...
    Bota/Rajoni28 Mars 2024
    Një aksident trafiku ka lënë të vdekur 45 persona në Afrikën e Jugut, pasi një autobus humbi kontrollin dhe ra nga një...
    Lajme28 Mars 2024
    Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka qenë në Mitrovicë ku është takuar me kreun e kësaj komune Bedri...
    Lajme28 Mars 2024
    Lulzim Rafuna, kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), ka thënë të enjten se imazhi i krijuar për Kosovën që “mund të...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.