×
  • Lajme
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Ministrja serbe kërkon që të refuzohet kërkesa e Kosovës për anëtarësim në Konferencën e Hagës

    FrontOnline
    07 Dhjetor 2022

    Ministrja e Drejtësisë Maja Popoviq, gjatë një takimi me Sekretarin e Përgjithshëm të Konferencës së Hagës për të Drejtën Ndërkombëtare Private, Cristof Bernasconi, ka kërkuar që të refuzohet kërkesa e Kosovës për anëtarësim në disa konventa dhe kërkesa për anëtarësim në atë organizatë, duke theksuar se “është jo shtet, sipas të drejtës ndërkombëtare, por territor brenda Republikës së Serbisë”.

    Ajo me atë rast theksoi se për Serbinë është e papranueshme që Kosova të anëtarësohet në disa konventa të Konferencës së Hagës, të cilat janë të hapura për të gjitha vendet, dhe se organizata ndërkombëtare pritet të veprojë në përputhje me Kartën e Kombeve të Bashkuara. si dhe të respektohet detyrimi ligjor i rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, thuhet në deklaratën e Ministrisë.

    Në takim u diskutua edhe mënyrat për përmirësimin e bashkëpunimit ndërmjet Serbisë dhe Konferencës së Hagës, si organizata më e rëndësishme ndërkombëtare që merret me unifikimin e së drejtës ndërkombëtare private.

    Gjithashtu u theksua se Serbia merr pjesë aktive në punën e Asamblesë Plenare dhe organeve të tjera të përhershme të Konferencës së Hagës./FrontOnline/

    Nesër këto zona do të mbesin pa rrymë deri në 7 orë
    Nga Rubrika
    Lajme28 Mars 2024
    Zëvendëskryeministri shqiptar në Qeverinë e Malit të Zi, Nik Gjeloshaj, ka thënë se qëndrimi zyrtar i tyre për Kosovën nuk ka ndryshuar....
    Lajme28 Mars 2024
    Bashkëkryesuesi i Komisionit Parlamentar për Stabilizim Asociim BE–Kosovë, Lukas Mandl ka deklaruar se Kosova i ka plotësuar të gjitha kushtet për anëtarësim...
    Lajme28 Mars 2024
    Inspektorati i Kryeqytetit njofton se po vazhdon aksionin e kontrollit të transportuesve të udhëtarëve në kryeqytet bashkë edhe me Policinë e Kosovës....
    Të tjera
    Lajme28 Mars 2024
    Në garë me gati 400 Universitete, ekipi i fakultetit juridik të Universitetit të Prishtinës, arriti në top 3-shen më të mirë në...
    Lajme28 Mars 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka takuar sot Delegatin Apostolik të Selisë së Shenjtë për Kosovën, nuncin Jean Marie Speich. Raportet në...
    Vip28 Mars 2024
    Aktori i mirënjohur shqiptar, Enver Petrovci, ka qenë para pak ditësh i ftuar në “Show i së premtes” me Adelina Ismailin. Ai...
    Lajme28 Mars 2024
    Deputeti i PDK-së, Rashit Qalaj, është shprehur i bindur se kandidati i tyre Bedri Hamza, do jetë kryeministri i ardhshëm i Kosovës....
    Lajme28 Mars 2024
    Vigjilencë nga institucionet e sigurisë kërkon edhe ish-komandanti i FSK-së, Kadri Kastrati. Ai në një prononcim për Front Online tha se Serbia...
    Sport28 Mars 2024
    Manchester United raportohet se është i gatshëm të paguajë klauzolën e transferimit të Gleison Bremerit. Mbrojtësi iu bashkua Juventusit në verën e...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.