[wp-story]

Bota/Rajoni

Ministrja në telashe, veprimi në Instagram mund t’i kushtojë shtrenjtë

Ministrja në telashe, veprimi në Instagram mund t’i kushtojë shtrenjtë
16:50 | 16 Dhjetor 2019

Ministrja e re e Financave në Finlandë, Katri Kulmuni, u ka kërkuar falje qytetarëve për një sondazh privat në rrjete sociale.

Kulmuni, 32 vjeç, nisi një sondazh joformal në Instagram në lidhje me faktin nëse Finlanda duhet të lejojë gratë me lidhje të veçanta me ISIS-in që të kthehen nga Siria.

Ministrja pyeti në një sondazh nëse ndjekësit e saj në Instagram mbështesin kthimin e “vetëm fëmijëve”, ose “fëmijëve dhe nënave” nga kampi Al-Hol i Sirisë.

Sondazhi i saj hasi në kritika të shumta, veçanërisht nga qytetarët finlandezë, të cilët thanë në mediat sociale se bëhej fjalë për shpëtimin e jetës dhe se nuk duhej të mbahej asnjë votë.Ndërkohë, partia e saj, ajo e Qendrës, kundërshton idenë e kthimit të nënave në Finlandë.

Ministrja më vonë deklaroi se ajo thjesht kishte shprehur pikëpamjet e partisë.

“Qëllimi im për të filluar një diskutim në rrjetet sociale në lidhje me një temë shumë të komplikuar. Unë kërkoj falje për sondazhin.

Sondazhi ka hasur në kundershtime të shumta dhe është hequr. Kjo ishte shumë e pasuksesshme,” shkroi Kulmuni në Twitter. Aktualisht janë 11 gra finlandeze dhe më shumë se 30 fëmijë në kampin Al-Hol.

“Petrol Company” në natën e “Kurban Bajramit” e bën me shtëpi të re familjen nga Skenderaj

Të tjera