×
  • Lajme
  • Lajme

    Ministrja Haradinaj nuk shkon në gjykim, thotë se ka pasur kontakt me një person të infektuar me COVID 19

    FrontOnline
    01 Dhjetor 2020

    Të martën, në Gjykatën Themelore në Prishtinë, ka dështuar të mbahet rigjykimi ndaj ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla, e akuzuar për mos raportim të pasurisë.

    Shkak për shtyrjen e seancës ishte mungesa e të akuzuarës Haradinaj-Stublla, raporton “Betimi për Drejtësi”.

    Mbrojtësja e saj, avokatja Merita Emini -Stublla, përmes një parashtrese e ka njoftuar gjykatën se klientja e saj ka pasur kontakt me një person që ka rezultuar pozitiv me virusin Covid-19, për çka dhe nuk ka mundur të jetë prezent në gjykatë.

    Në mungesë të kushteve ligjore për mbajtjen e seancës, gjykatësi Alban Ajvazi e caktoi atë të radhës për 18 dhjetor, nga ora 9:00.

    I njëjti bëri të ditur se e akuzuara do të ftohet përmes ftesës së rregullt.

    Ndryshe, prezent në sallë të gjykimit ishin prokurori Bashkim Zeqaj, avokatja Merita Emini-Stublla, si dhe përfaqësuesi i Agjencisë Kundër Korrupsionit (AKK), Agron Behrami, raporton “Betimi për Drejtësi”.

    Gjykata e Apelit e ka kthyer në rigjykim në shkallë të parë, lëndën e Ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj Stublla.

    Haradinaj-Stublla ishte shpallur fajtore nga Gjykata Themelore në Prishtinë, më 4 tetor 2019, për veprën penale “Mos raportimi apo raportimi i rrem i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose detyrimeve financiare.

    Për këtë vepër penale, ajo ishte dënuar me tetë muaj burgim me kusht. Gjithashtu, ajo ishte dënuar edhe me njëmijë euro gjobë, të cilën sipas aktgjykimit, detyrohej ta paguajë brenda 15 ditësh, pasi që aktgjykimi të merr formën e prerë, kurse në rast të mos pagesës, dënimi me gjobë do t’i shndërrohet me burgim, ku do të llogaritet 20 euro, për një ditë burgim.

    Mirëpo, pas ankesës së mbrojtjes, Apeli e ka anuluar aktgjykimin e Themelores dhe lëndën e ka kthyer në rigjykim.

    “Aktgjykimi i Gjykatës Themelore në Prishtinë, i datës 04.10.2019 është anuluar sipas detyrës zyrtare, dhe çështja penale i është kthyer gjykatës së njëjtë, në rigjykim dhe vendosje”, thuhej në komunikatën për media të Apelit.

    Sipas Apelit, aktgjykimi i gjykatës së shkallës së parë, është i përfshirë në shkelje esenciale të dispozitave të procedurës penale, ngase dispozitivi i aktgjykimit të ankimuar është në kundërshtim me vetveten, si dhe me arsyetimin, pasi që nuk përmban fakte vendimtare të cilat e karakterizojnë veprën penale.

    “Po ashtu nga shkresat e lëndës rezulton se gjykata e shkallës së parë, me aktgjykimin nxjerrë, nuk i ka vërtetuar në mënyrë të drejtë elementet inkriminuese të veprës penale, e cila i vihet në barrë të akuzuarës, sepse fillimisht është dashur që të vërtetoj elementet të cilat e karakterizojnë veprën penale, që nënkupton në përshkrimin faktik dispozitivi i aktgjykimit të ankimuar është i mangët. Për këto dhe arsye tjera, u vendos që çështja të kthehet në rigjykim”, thuhej në njoftimin e Gjykatës së Apelit.

    Ndryshe, Prokuroria Themelore në Prishtinë, më 26 mars 2019, ka ngritur aktakuzë ndaj Meliza Haradinaj-Stublla në drejtim të kryerjes së veprës penale “mos raportimi apo raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër pasurore ose i detyrimeve financiare”, nga neni 437 paragrafi 2 të KPRK-së.

    Gjithnjë sipas prokurorisë, e akuzuara Meliza Haradinaj-Stublla, në cilësinë e Zyrtares së Lartë Publike, dhe atë Këshilltare Politike e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, ka vepruar në kundërshtim me nenin 5 paragrafi 1.3 dhe nenin 6 par. 1.1 të Ligjit Nr. 04/L-050, për deklarimin, prejardhjen dhe kontrollin e pasurisë së zyrtarëve të lartë publik dhe deklarimin, prejardhjen dhe kontrollin e dhuratave për të gjithë personat zyrtarë.

    Prokuroria pretendon se e akuzuara Haradinaj-Stublla, ka qenë e detyruar që ta deklarojë pasurinë në Agjencinë Kundër Korrupsionit (AKK), me rastin e marrjes së detyrës më 11 shtator 2017, për vitin paraprak ku e njëjta përmes formularit për deklarimin e pasurisë nuk e ka deklaruar pronësinë e një biznesi të quajtur “IN MIDDLE LTD”, të regjistruar në Londër, me zyre nr “108 Woolmead Avenues në “Companies House”, edhe pse ka qenë e obliguar.

    Njoftimet nga KEDS, vendet që do të mbesin nesër pa rrymë
    Nga Rubrika
    Kronika23 Prill 2024
    Një zyrtar i ujësjellësit në Gazivodë ka njoftuar policinë se persona të panjohur kanë vjedhur dy panele solare dhe dy bateri nga...
    Kronika23 Prill 2024
    Një grua në Pejë ka raportuar burrin e saj në polici pasi sipas saj, i dyshuari në vazhdimësi ka ushtruar dhunë psiqike...
    Kronika23 Prill 2024
    Të hënën në Ferizaj është arrestuar një person, pasi të njëjtit gjatë kontrollit në shtëpinë  e tij i është gjetur dhe konfiskuar...
    Të tjera
    Lajme23 Prill 2024
    Në mëngjesin e sotëm ka ndodhur një aksident në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë. Në redaksinë e Front Online janë dërguar...
    Bota/Rajoni23 Prill 2024
    Ministrat e Jashtëm të BE-së ranë dakord në parim mbrëmë për të zgjatur sanksionet kundër Iranit pas sulmit ndaj Izraelit, tha sot...
    Bota/Rajoni23 Prill 2024
    Dhjetë persona kanë vdekur pasi dy helikopterë të marinës u përplasën gjatë provave ushtarake për një paradë të Marinës Mbretërore të Malajzisë,...
    Lajme23 Prill 2024
    Pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit të Sigurimit, e mbijetuara e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, Vasfije Krasniqi-Goodman ka shkruar se...
    Sport23 Prill 2024
    New York Knicks ka shënuar fitore ndaj Philadelphia 76ers, 104:101. Kësisoj ata tani po udhëheqin 2:0 ndaj Phillyt në serinë e tyre...
    Vip23 Prill 2024
    Egla, një prej banoreve të shtëpisë së Big Brother VIP Albania, ka tërhequr vëmendjen e publikut që prej hyrjes së saj në...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.