×
  • Lajme
  • Lajme

    Ministrja Hajdari vendos që kontrolli i naftës të kthehet në Doganë

    FrontOnline
    07 Maj 2021

    Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Rozeta Hajdari ka bërë të ditur se kontrolli i naftës kthehet në Doganë, ku me këtë vendim sipas saj siguron sundimin e ligjit dhe mbron kontributin e tatimpaguesve.

    Përmes një statusi në Facebook, Hajdari ka thënë se përveç autoritetit ligjor, Dogana ka kapacitetet më të larta për të kontrolluar cilësinë e naftës dhe derivateve dhe për të mbrojtur tregun dhe konsumatorin në Republikën e Kosovës.

    “Falë punës së mirë ekipore në MINT, sot mora vendim për të anuluar dispozitat kyçe të Udhëzimit administrativ (MTI) nr. 09/2020 për kontrollin dhe cilësinë e karburanteve të lëngëta të naftës, i cili jashtëligjshëm ka bartur kompetencën e kontrollit të konformitetit të karburanteve nga Dogana e Kosovës te kompanitë private të lidhura me ish-pushtetarët.

    Laboratori i Doganës, që u mbyll kundërligjshëm nga ish-ministri, është investim mbi 1 milion euro nga buxheti i shtetit. Vendimi i sotëm siguron sundimin e ligjit dhe mbron kontributin e tatimpaguesve.

    Vendimi i plotë, me arsyetimin e hollësishëm, botohet në Gazetën Zyrtare dhe në sajtin e Ministrisë: https://mint.rks-gov.net/page.aspx?id=1,40

    Në ndërkohë, kam emëruar një grup punues që do të përmbyllë hartimin e Projektligjit për tregtinë me produkte të naftës dhe karburante të ripërtërishme në Republikën e Kosovës. Ne do të angazhohemi që ky projektligj t’i paraqitet për miratim Kuvendit të Republikës brenda 100 ditëve të para të qeverisë Kurti II”, thuhet në njoftim./Front Online

     

    KEDS tregon ku do të ketë nesër ndërprerje të rrymës
    Nga Rubrika
    Lajme18 Prill 2024
    Opinionisti Ilir Deda, ka thënë se në 30 vitet e fundit, ndërhyrje në zgjedhje kishte në Shqipëri, gjatë kohës së shembjes së...
    Lajme18 Prill 2024
    Njohësja e zhvillimeve politike, Magbule Shkodra ka komentuar  veprimet e ditëve të fundit të Serbisë ndaj qytetarëve të Kosovës. Ajo ka thënë...
    Lajme18 Prill 2024
    Policia serbe ka arrestuar një mërgimtar që jeton në Angli me pretendimet se i njëjti ka kryer krime luftë kundër popullatës serbe....
    Të tjera
    Vip18 Prill 2024
    Tashmë është e konfirmuar, Sara Gjordeni dhe Bardhi së shpejti do të bëhen prindër. Lajmi është konfirmuar ekskluzivisht në emisionin e Bora...
    Lajme18 Prill 2024
    Sonte në Prishtinë ka pasur të shtëna armësh, raporton FrontOnline. Lajmin për të shtëna me armë në kryeqytet për FrontOnline e ka...
    Lajme18 Prill 2024
    Eurodeputetja holandeze Tineke Strik, ka reaguar pas maltretimeve që Serbia i bëri shtetasve të Kosovës, të mërkurën, derisa ishin duke udhëtuar transit...
    Bota/Rajoni18 Prill 2024
    Uashingtoni e ka konfirmuar dhe ka dhënë një shpjegim se pse ShBA ka vendosur të vë veton ndaj anëtarësimit të Palestinës në...
    Lajme18 Prill 2024
    Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, është shprehur i ashpër ndaj kryeministrit Albin Kurti. Ai në një moment, Kurtin e quajti argat të...
    Lajme18 Prill 2024
    Ish-ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, gjatë një vizite në Austri, ka takuar disa deputetë të Kuvendit të Austrisë, përfshirë edhe...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.