×
  • Lajme
  • Lajme

    Ministria e Shëndetësisë sërish injoron OSHP-në, i jep kontratë të negociuar kompanisë “Meditech”

    FrontOnline
    16 Maj 2022

    Ministra e Shëndetësisë (MSH) përmes procedurës së negociuar pa publikim të kontratës ka përzgjedhur kompaninë “Meditech” si fituese të tenderit për furnizim me Insulina Analoge nga Lista Esenciale (LE) me vlerë prej më shumë se 1,3 milionë euro, deri sa në kundërshtim me nenin 7 të Ligjit të Prokurimit Publik (LPP), ka eliminuar nga ky proces i prokurimit kompaninë “Pharma Leader”, e cila në tenderin e 7 milionësh të shpallur në vitin 2020, i cili ende nuk ka marrë një epilog, për shkak të mos funksionimit të Organit Shqyrtues të Prokurimit (OSHP), kishte tenderuar rreth 400 mijë euro më e lirë se sa ofertat e kompanive tjera që kanë qenë në garë.

    Në njoftimin për kontratë të publikuar në faqen e Prokurimit thuhet se fitues i loti 1 të kësaj kontratë të negociuar, pa publikim të kontratës është shpallur kompania “Meditech” me çmim prej 212 500 euro, deri sa për lotin dy gjithashtu fitues përmes procedues së negociuar është shpallur kompania e njëjtë më çmim prej 1,150,000 euro. Kontrata sipas njoftimit të publikimit është planifikuar të behët sot më 16 maj. Tenderi 7 milionësh po zvarritet gati që dy vite pasi që zyra e Prokurimit e Ministrisë së shëndetësisë me çdo kusht fitues të këtij procesi prokurimit po tenton ta nxjerrë fitues kompaninë “Meditech”, ndonëse buxheti i shtetit do të dëmtohet së paku për 400 mijë euro. Zyrtaret e Prokurimit të kësaj ministrie po zvarrisin ketë proces të ndejshëm të Prokurimit, duke favorizuar kështu hapur kompaninë “Meditech”, të cilën së fundi përmes procedurës së negociuar e shpallen fitues së tenderit mbi 1,3 milionësh. Front Online kishte paralajmëruar më parë se procesi i prokurimit po zvarritet qëllimshëm nga zyra e Prokurimit për ti hapur rruge procesit të negociatave direkte me vetëm një Operator Ekonomik. Përfaqësues nga kompania ankuese thonë se në rastin konkret, përpos që po shkelen ligjet, rrezikohen pacientet, njëkohësisht po dëmtohet rënde edhe buxheti i shtetit. Edhe eksperti Shqyrtues i OSHP-së në ekspertizën e nxjerrë ka konstatuar se Ministra e Shëndetësie po vepron në Kundërshtim me Ligjin e Prokurimit Publik. Por, në anën tjetër zyrtarë të Ministrisë së shëndetësisë vazhdojnë të këmbëngulin në të drejtën e tyre, ndonëse ka kohë që ky proces i prokurimit është duke u hetuar nga organet e drejtësisë.

    Vlerësimi i ekspertit të OSHP-së

    Në ekspertizën e ekspertit shqyrtues të OSHP-së thuhet se Operatori Ekonomik (OE) ankues në këtë rast “Pahrma Leader” ka parashtruar ankesën ne OSHP në fazën e kritereve, konkretisht kundër njoftimit për kontratë lidhur me kërkesën numër 2 të vendosur nga Autoriteti Kontraktues, respektivisht te kapaciteti teknik dhe profesional.

    Kërkesa 2: Operatori Ekonomik duhet të dëshmoj regjistrimin e produktit nga AKPPM- Autorizimi për Marketing në Kosovë, me dozën e kërkuar të produkteve

    Evidenca 2: Autorizimi për Marketing nga AKPPM me dozën e produktit të kërkuar.

    Më tutje në vlerësimin e ekspertit shqyrtues thuhet se OE ankues në ankesën e tij parashtruar në OSHP kërkon që të detyrohet Ministria e Shëndetësisë që kërkesa e larte përmendur të plotësohet, konkretisht kërkohet që të inkorporohet edhe udhëzimi administrativ Nr.02/20214 për thjeshtësimin e procedurave për regjistrim dhe importe produkteve medicionale të cilat nuk kanë paralele.

    “Argumentet e veta OE ankues i bazon në faktin se AK-ja ka përdorur Udhëzimin Administrativ në disa aktivitete tjera në hapjen e konkurrencës për të cilën deklaron se AK-ja me ketë rast na diskriminon dhe favorizon OE të caktuar” thuhet në vlerësimin e ekspertit shqyrtues në ekspertizën e nxjerrë për këtë rast.

    Eksperti Shqyrtues më tutje sqaron se gjatë fazës së kritereve ka pasur kërkesë për sqarim nga OE të kësaj kërkese ku OE ka kërkuar që ti mundësohet përdorimi i Udhëzimit Administrativ UA-02/2014.

    Më tutje Eksperti Shqyrtues pasi ka analizuar shkresat e lëndës ka vlerësuar se pretendimi i  OE ankues është i qëndrueshëm për faktin se në rastin konkret mos aplikimi i UA-02/2014 e kufizon pjesëmarrjen e Operatoreve Ekonomik të interesuar për këtë aktivitet Prokurimi, e që bije në kundërshtim me nenin 7 të Ligjit të Prokurimit Publik. “Pretendimi i Autoritetit Kontraktues, apo arsyetimi i dhënë se Ligji Nr.04/L-190 për Produkte Medicionale i cili është në fuqi dhe mbizotëron ndaj akteve tjera nënligjore nuk është vlerësim i drejtë për faktin se OE ankues nuk ka kërkuar përjashtimin e ligjit në fjalë, por ka kërkuar që të inkorporohet edhe udhëzimi administrativ. Po ashtu, lidhur me arsyetimin e AK se Autorizim Marketingu i produktit është dimension i përcjelljes së cilësisë së produkteve medicionale, pasi që vetëm ketë produkte mund të kontrollohen dhe monitorohen, nuk qëndron. Eksperti Shqyrtues duke u bazuar në shkresat e lëndës sqaron se Agjencia për Produkte Medicionale ka lëshuar licencë OE ankues për import të produkteve medicionale pa paralele duke u bazuar në udhakimin administrativ 02-2014, prandaj përderisa lëshohet një licence nga organi kompetente nuk mund të konstatohet se produktet janë pa kontroll dhe pa monitorim të cilësisë” thuhet në ekspertizën e ekspertit Shqyrtues.

    Në fund eksperti Shqyrtues vlerëson se aplikimi i UA/02-2014 si shtesë në kërkesën numër 2 të dosjes së tenderit e rrit konkurrencën dhe me rritjen e konkurrencës do të respektohej parimi i kryesor i LPP-së.

    “Bazuar në sqarimet e lartpërmendura, eksperti shqyrtues i propozon panelit shqyrtues që ankesa e OE ankues të aprovohet si e bazuar, ndërsa autoriteti kontraktues obligohet të bëjë plotësimin e kërkesës numër 2 dhe të veproj në përputhje më nenin 53 të LPP-së, për zgjatje të afatit për dorëzim të ofertave” thuhet në vlerësimin e ekspertit shqyrtues.

    Pharma Leader: Po keqpërdoren mjetet publike

    Në anën tjetër përfaqësues të kompanisë “Pharma Leader” thonë se në tenderin në fjalë po keqpërdoren fondet publike. “Mungesën e bordit të Organit Shqyrtues të Prokurimit, Ministra e shëndetësisë e ka shfrytëzuar për të keqpërdorur fondet publike për të kufizuar konkurrencën dhe për të dëmtuar kompanitë tjera. “Veprimet e zyrtareve të Zyrës së Prokurimit të cilët duke mos respektuar vendimet dhe opinionet e OSHP-së, me qëllim për të kufizuar konkurrencë në dobi të një Operatori Ekonomik vazhdimisht po tentojnë të zhvillojnë procedura prokurimi duke shkelur ligjin e Prokurimit. Është shumë e rëndësishme që organet e drejtësisë ta hetojnë ketë proces prokurimi për të parandaluar një keqpërdorim dhe dëmtim të buxhetit të Kosovës, por edhe rrezikimin e jetës së pacienteve me diabet” thuhet në përgjigjen e kompanisë “Pharma Leader”.

    Ministra e shëndetësisë: aktivitetet e prokurimit i zhvillojmë bazuar në LPP

    Në anën tjetër zyrtarë të Ministrisë së Shëndetësisë thonë se të gjithë aktivitetet e prokurimit i zhvillon bazuar në LPP-në në fuqi. “Sa i përket furnizimit me produkte farmaceutike merret për bazë gjithashtu Ligji për produkte dhe pajisje medicinale Nr. 04/L-190, si dhe opinioni ligjor i dhënë nga Departamenti Ligjor i MSh-se qe është përgjegjës për interpretim te legjislacionit për shëndetësi. Është obligim ligjor qe mbi 15 000 pacienteve insuline vartës t’u sigurohet terapia, brenda rrugëve ligjore. Sa i përket ekspertizës se dhënë nga eksperti shqyrtues i OSHP-se, MSh e ka kundërshtuar atë ekspertize dhe ka kërkuar te behet ekspertize e re, objektive dhe nga një ekspert qe e njeh legjislacionin ne fuqi për fushën e shëndetësisë. Duke marre parasysh mungesën e deritanishme te Bordit Shqyrtues te OSHP-se, MSh nuk ka pranuar ndonjë  vendim për lendet ne OSHP, (përfshirë edhe dy procedura te rregullta për furnizim me Insuline) andaj ekspertiza është vetëm rekomandim dhe nuk ka karakter obligues për MSh.

    Çka thotë neni 7 i Ligjit të Prokurimit Publik

    Neni 7 Barazia në Trajtim/ Jo-Diskriminimi

    1. Autoriteti kontraktues do ti trajtoj operatorët ekonomik në mënyrë të barabartë dhe jodiskriminuese dhe do të veprojë në mënyrë transparente.
    2. Autoriteti kontraktues nuk do të ekzekutojë asnjë aspekt të aktivitetit të prokurimit në një mënyrë që redukton apo eliminon konkurrencën në mes të operatorëve ekonomik ose që diskriminon në dëm ose në të mirë te një ose më shume operatoreve ekonomik.
    3. Pa e cenuar paragrafin e mësipërm, autoritetit kontraktues posaçërisht i ndalohet që të përcaktojë nevojat e veta që duhet të përmbushen, specifikojë lëndën që do të prokurohet, ndajë ose përmbledh sasitë ose artikujt e tjerë që duhet të prokurohen, duke zgjedhur një procedurë të prokurimit, ose duke vendosur një kërkesë ose kriter të përzgjedhjes ose specifikacion teknik që në ndonjë mënyrë ka për qëllim të favorizojë ose diskriminojë kundër njërit ose më shumë operatorëve ekonomik.
    4. Autoriteti kontraktues nuk do të krijojë ose imponojë dhe do të marrë të gjitha masat e nevojshme për të parandaluar krijimin ose imponimin e rrethanave ose kushteve që rezultojnë në diskriminim territorial, fizik, material, personal ose organizativ ndërmjet operatorëve ekonomik.
    5. Autoriteti kontraktues nuk do të kërkojë nga operatori ekonomik që të (i) punësojë ose përdorë, ose të mos punësojë ose përdorë, ndonjë person ose ndërmarrje të veçantë për ekzekutimin e çfarëdo aspekti të një kontrate publike, ose (ii) që të furnizojë ose sigurojë, ose të mos furnizojë 11 ose sigurojë, produkte ose shërbime të cilat rrjedhin nga një person, ndërmarrje ose rajon i veçantë gjeografik. Në rast se një kërkesë e tillë është veçanërisht e autorizuar nga ky ligj, ndonjë ligj tjetër ose marrëveshje ndërkombëtare, parametrat e saktë të një kërkese të tillë do të saktësohen në kontratë ose në njoftimin e konkursit të projektimit, ftesën për pjesëmarrje ose tenderim, dhe në dosjen e tenderit.
    6. Gjatë udhëheqjes së aktiviteteve të prokurimit, të gjitha autoritetet kontraktuese do të sigurojnë; (i) pjesëmarrjen sa më të gjerë të mundshme të operatorëve të interesuar ekonomik lidhur me çmimin dhe lëndën e prokurimit; (ii) publikimin e rregullt, dërgimin dhe/ose disponueshmërinë e të gjitha njoftimeve, ftesave, informacioneve dhe dokumenteve që kanë të bëjnë me aktivitetin e prokurimit në përputhje me këtë ligj; (iii) eliminimin e praktikave, kritereve, kërkesave dhe specifikimeve teknike që diskriminojnë në favor ose kundër një ose më shumë operatorëve ekonomik; (iv) që të gjitha specifikimet teknike dhe të gjitha kërkesat për përzgjedhje dhe dhënie, duke përfshirë rëndësinë relative të secilës kërkesë dhe kriter të tillë, si dhe metodat e përzgjedhjes dhe dhënies të saktësohen në njoftimin e kontratës ose konkursit përkatës të projektimit, në ftesën për tender ose pjesëmarrje dhe/ose në dosjen e tenderit; (v) që asnjë kërkesë, kriter, specifikim që nuk është saktësuar kështu, të mos përdoret në procesin e përzgjedhjes ose dhënies, dhe (vi) që tenderi i zgjedhur të përputhet me të gjitha aspektet përmbajtjesore të kushteve, kritereve dhe specifikimeve përkatëse.

    Lexo edhe këtë

    Ministria e monopoleve, s’heq dorë nga insulinat e shtrenjta

    Fillon zyrtarisht Big Brother VIP Kosova 2, mirëpritet me duartrokitje nga publiku në studio
    Nga Rubrika
    Lajme29 Mars 2024
    Edhe Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka sfiduar opozitën, duke thënë se janë të gatshme për zgjedhje të reja, madje qysh javën...
    Lajme29 Mars 2024
    Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim ka bërë të ditur se po vazhdojnë kërkimet për gjetjen e një personi të zhdukur...
    Lajme29 Mars 2024
    Faturimi i rrymës ende s’ka filluar anipse më 9 dhjetor të 2023-tes, KEDS pati nënshkruar kontratë me Elektroserverin për të shpërndarë dhe...
    Të tjera
    Lajme28 Mars 2024
    Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se Kosova duhet të shkojë në zgjedhje të rregullta dhe jo atëherë kur dëshiron...
    Bota/Rajoni28 Mars 2024
    Një aksident trafiku ka lënë të vdekur 45 persona në Afrikën e Jugut, pasi një autobus humbi kontrollin dhe ra nga një...
    Lajme28 Mars 2024
    Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka qenë në Mitrovicë ku është takuar me kreun e kësaj komune Bedri...
    Lajme28 Mars 2024
    Lulzim Rafuna, kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), ka thënë të enjten se imazhi i krijuar për Kosovën që “mund të...
    Lajme28 Mars 2024
    Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka folur për kandidaturën e tij dhe përballjen në zgjedhje me kryetarin e VV-së, Albin...
    Sport28 Mars 2024
    Florian Marku këmbëngul se Chris Kongo, kundërshtari i tij mbrëmjen e së dielës, ka bërë një gabim të madh. Kongo, pohon ai,...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.