×
  • Lajme
  • Lajme

    Ministria e Shëndetësisë: Latifi shkoi në SHBA me para të veta

    FrontOnline
    10 Gusht 2022

    Ministria e Shëndetësisë ka demantuar raportimet se ministri i këtij dikasteri, Rifat Latifi, ka shpenzuar mijëra euro nga buxheti i shtetit për vizita në SHBA në gjashtëmujorin e fundit.

    Sipas reagimit të MSH-së, Latifi i ka mbuluar me mjete vetanake financiare këto vizita.

    “Ministria e Shëndetësisë dëshiron të shpjegojë publikut se Ministri Rifat Latifi vizitën zyrtare në SHBA në muajin maj 2022 e ka realizuar në tërësi me mjete financiare vetanake dhe nuk ka bërë asnjë shpenzim nga buxheti i Kosovës”, thuhet në reagim.

    “Gjithashtu, MSh shpreh keqardhje për dezinformatat e dhëna përmes një kronike nga një televizion në Kosovë (T7), e replikuar edhe në portale e media të tjera ( pa asnjë verifikim të lajmit), përkundër se televizionit i është mundësuar qasje në dokumente publike dhe në të dhënat e ofruara është krejtësisht e qartë se Ministri gjatë vizitës në SHBA nuk ka shpenzuar asgjë nga buxheti i Kosovës”.

    “Ndërlidhja e shpenzimeve nga vizitat në vende të tjera, si gjoja shpenzime ministrit gjatë vizitës në SHBA, janë keqinformim nga mediumi në fjalë”, përfundon reagimi.

    Delegacioni nga Drake University viziton Devolli Corporation, njësinë Prince Caffe
    Nga Rubrika
    Lajme28 Mars 2024
    Në mungesë kuorumi, Kuvendi i Kosovës ka dështuar të miratojë themelimin e komisionit hetimor parlamentar për tenderët njëburimorë. Në sallë ishin të...
    Lajme28 Mars 2024
    Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi ka bërë homazhe pranë lapidarëve të familjeve Bogujevci, Duriqi dhe Llugaliu, në 25–vjetorin e vrasjes së tyre....
    Lajme28 Mars 2024
    Deputetja nga radhët e PDK-së, Eliza Hoxha gjatë fjalës së saj në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës, ka folur rreth...
    Të tjera
    Lajme28 Mars 2024
    Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami i ka reaguar kryeministrit Albin Kurti lidhur me statistikat që ai ka publikuar sa i përket zhvillimit...
    Lajme28 Mars 2024
    Deputeti nga radhët e PDK-së, Ardian Kastrati është shprehur se ka me qindra kontrata një burimore ku qeveria ka vjedhur miliona, raporton...
    Sport28 Mars 2024
    Janë arrestuar nga Policia Federale të dyshuarit që kanë kërcënuar me vdekje familjen e Angel Di Maria-s në godinën ku ndër të...
    Lajme28 Mars 2024
    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku një person nga Kosova ka humbur jetën në vendin e punës. Rasti i...
    Vip28 Mars 2024
    Sara Hoxha është përfolur shumë kohëve të fundit. Kjo për arsye të aludimeve të ndarjes nga reperi i  njohur, Ledri Vula. Në...
    Ekonomi28 Mars 2024
    Rreth 88 milionë euro është vlera preliminare e dërgesave të mërgatës që janë sjell në Republikën e Kosovës për muajin shkurt 2024....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.