[wp-story]

Lajme

Ministria e Punës shpenzon 1 mijë euro për t’i larguar dy plepa

Ministria e Punës shpenzon 1 mijë euro për t’i larguar dy plepa
12:35 | 06 Gusht 2019

Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale i ka dalë punë me dy drunjë në oborrin e Institutit Special të Shtimes. Drunjtë gjenden në mes të objekteve brenda rrethojës së ISSH’së, dhe MPMS’ja po dëshiron që t’i largojë prej aty sa më shpejtë, shkruan Express.

Përmes njoftimit për nënshkrim të kontratës të publikuar në faqen zyrtare të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik , Ministria në krye me Skënder Reqicën ka bërë me dije se për këtë punë tashmë ka ndarë hiç më pak se 1 mijë euro.

Sipas këtij njoftimi, interesim për të larguar drunjtë e plepit kanë shfaqur tri kompani. Por, në fund fituese e tenderit është shpallur kompania “ Limora”sh.p.k. Kjo kompani ka afat për t’i larguar drunjtët prej aty deri më 16 gusht.

Tenderi është hapur më 8 korrik, derisa nënshkrimi i kontratës është bërë më 19 korrik. /FrontOnline /

“Petrol Company” në natën e “Kurban Bajramit” e bën me shtëpi të re familjen nga Skenderaj

Të tjera