×
  • Tenderët
  • Tenderët

    Ministria e monopoleve, s’heq dorë nga insulinat e shtrenjta

    FrontOnline
    12 Prill 2022

    Ministria e Shëndetësisë (MSH), tashmë ka vendosur që të vazhdoj monopolin për furnizim me Insulina të shtrenjta, duke eliminuar kështu përfundimisht nga gara prodhuesin e njohur amerikan të Insulinave  “Eli Lilly”. Në tenderin 7 milionësh të shpallur në vitin 2020, i cili ende nuk ma marrë një epilog, për shkak të mos funksionimit të Organit Shqyrtues të Prokurimit (OSHP), por që eksperti Shqyrtues i OSHP-së ka rekomanduar që tenderi në fjalë të kthehet në rivlerësim, duke aprovuar kështu ankesën e kompanisë ankuese “Pharma Leader”, e cila ishte rreth 400 mijë euro më e lirë se sa ofertat e kompanive tjera që kanë qenë në garë.

    Në këtë tender respektivisht të pjesa kërkesa mbi mundësitë teknike, ose profesionale, pika 9,1 dhe 9,2, më saktësisht pika 2 për kompanitë që dëshirojnë të aplikojnë në këtë proces të prokurimit kërkohet të kenë: “Autorizim për Marketing në Kosovë me specifikimin e kërkuar të produktit, nëse nuk ka paralele të regjistruar në Kosovë, vlen Udhëzimi Administrativ 02/2014 dhe për dëshmi – kopja e certifikatës së Autorizim Marketingut në një vend të BE ( Si dëshmi që produkti qarkullon në BE).

    Por, në tenderin e ri të shpallur më 22 mars të këtij viti në vlerë prej rreth 2,8 milionë euro Zyra e Prokurimit e MSH-së ka hequr nga dosja e Udhëzimin Administrativ 02/2014 dhe për dëshmi – kopja e certifikatës së Autorizim Marketingut në një vend të BE, raporton “Front Online”.

    Heqja e udhëzimit administrativ si kriter i dosjes së tenderit po konsiderohet si procese i dëmshëm që mund të shpije në furnizim me Insulina të shtrenjta. Madje, një veprim i tillë bie ndesh edhe me legjistlacionin në fuqi.

    Ligji për Produktet dhe Pajisje Medicinale neni 16, respektivisht pika 11 sqaron se Ministra e Shëndetësisë rregullon thjeshtësimin e procedurave për regjistrimin dhe importin e produkteve dhe pajisjeve medicinale që nuk kanë paralele të autorizuara në Republikën e Kosovës në akt nën-ligjo në pajtim me këtë ligj.

    Po ashtu, edhe përfaqësues të Shoqërisë civile, deri sa në anën tjetër zyrtare të Ministrisë së Shëndetësisë vazhdojnë të këmbëngulin në mbrojte të ligjshmërisë, deri sa të njëjtit në tenderin paraprak vendosin kritere tjera, deri sa në tenderin e fundit kritere tjera.

    Pharma Leader: Ligji po zbatohet sipas dëshirës së zyrtareve

    Portali “Front Online” për këtë çështje ka kontaktuar edhe me përfaqësues të kompanisë “Pharma Leader”, të cilëve po i mohohet pjesëmarrja në këtë proces të Prokurimit, pasi që zyra e Prokurimit e MSH-së nuk po implementon ligjet dhe udhëzimet administrative të cilat janë në fuqi.

    “Kjo që po ndodh në rastin tonë është një skandal në veti. Udhëzimi administrativ 02/2014 është zbatuar disa herë dhe i njëjti, po ashtu ka qenë kriter i shumë dosjeve të tenderit, por në rastin e fundit, më saktësisht në tenderin për furnizim me Insulina zyra e Prokurimit ka hequr ketë qëllimisht duke na pamundësuar neve të marrim pjesë në këtë proces prokurimi me prodhuesin e njohur amerikan” thuhet në përgjigjen e kompanisë “Pharma Leader”.

    Sipas tyre, interpretimet ligjore po bëhen sipas dëshirës së zyrtareve të zyrës së Prokurimit të Ministrisë së Shëndetësisë. Më tutje, përfaqësues të kësaj kompanie kanë bërë të ditur se për këtë skandal kanë njoftuar edhe Institucionet ndërkombëtare, por edhe Institucionet me të rëndësishme në vend.

    Përdorimi i kritereve të ndryshme mund të ketë ndikim favorizues

    Diana Metushi nga Instituti KDI thotë se duke pasur parasysh që Kosova është një treg tejet i vogël dhe jo atraktiv për furnitorët/prodhuesit global farmaceutik, si dhe duke pasur parasysh qe Ligji nr. 04/L -190 PËR PRODUKTE DHE PAJISJE MEDICINALE parasheh afatin deri ne 210 dite për pajisje me Autorizim Marketing, ndërkohe që një procedure e prokurimit është e hapur 20-40 dite (përveç afateve te shkurtuara) ne rastin e produkteve pa paralele, po i njëjti ligj parasheh procedura te lehtësuara të cilat rregullohen me udhëzues administrativ. Sipas saj, udhëzuesi Administrativ 02/2014 përveç qe ndihmon në evitimin e monopoleve, duke rritur konkurrencën ndikon edhe ne uljen e çmimeve, siç është e dëshmuar edhe në të kaluarën, rregullon afatet e liferimit, dhe rrit mundësinë e kursimeve publike dhe përmbushjen e nevojave tjera furnizuese në mbështetje të shëndetit publik. “Mos të harrojmë që në Kosovë ende një pjesë shume e madhe e barnave mungojnë në entet publike dhe ndonëse ligjërisht qeveria duhet t’i siguroj ato, ato ende mbulohen nga pacientet. Andaj çdo cent i kursyer mund te shfrytëzuar për të lehtësuar barrën financiare ne qytetare dhe ofrimin e shërbimeve shëndetësore ne harmoni me kërkesat ligjore. Duke marr parasysh se baza e tenderit (kërkesës) është e njëjte, tenderët në fjalë do të duhej të kishin kritere të njëjta, sidomos meqë nuk ka pasur ankesa paraprake ne ligjshmërinë e UA 02/2014 e i cili është ende ne fuqi, me qellim te krijimit te mundësive furnizuese dhe kursimit te parasë publike” ka thënë Metushi për “Front Online”. Sipas saj, përdorimi i kritereve të ndryshme për prokurime të njëjta fatkeqësisht është një dukuri mjaft e shprehur në Kosovë, e që në shumë raste mund të ketë ndikim favorizues ndaj furnitorëve të caktuar, dhe kjo jo vetëm në fushën e shëndetësisë.

    Thyerja e monopolit, gëzim për qytetaret

     Më tutje Diana Metushi nga KDI-ja thotë se çdo thyerje e monopolit ka qene një gëzim dhe arritje për qytetarin e Kosovës meqë ka rezultuar në shfrytëzimin me racional të parasë se tatim paguesit Kosovar. Në pyetjen e Front Online, nëse përmes ndryshimit të kritereve MSH-ja po tenton të ruaj monopolin ajo nuk ka dashur ta komentoj direkt. “Nuk mund të komentoj nëse MSH dëshiron të ruaj apo rikthej monopolin, por mund të rekomandoj që MSH-ja, përveç UA në fuqi, të angazhohet në krijimin e mekanizmave shtesë për lehtësimin e bizneseve për pjesëmarrje në tregun publik, gjithmonë duke siguruar veglat për menaxhimin e cilësisë” ka thënë më tutje Metushi për “Front Online”.

     Pacientet sërish mund të mbesin pa Insulina

    Si pasojë e zvarritjes së procesit paraprak në Organin Shqyrtues të Prokurimit, shumë pacient gjatë vitit që lamë pas ishin detyruar të blejnë vetë Insulinat, pasi që të njëjtët kishin munguar në Institucionet Publike në vend. E një gjë e tillë mund të ndodh edhe sivjet për shkak të ankesave që operatoret Ekonomik kanë karshi këtij procesi të Prokurimit.“Krejt këtë situatë e kanë krijuar zyra e Prokurimit e Ministrisë së Shëndetësisë, ku personat e njëjtë vendosin kritere të ndryshe për proces të njëjte të Prokurimit. Kjo që po ndodh është një skandal i vërtet. Prokuroria duhet të merret me ketë rast për të shpëtuar qytetaret, por edhe shpëtuar buxhetin e shtetit” thonë burime të portalit “Front Online”.

    MSH-ja nuk tregon pse e ndryshoi kriteret e dosjes se tenderit

    Portali “Front Online” ka kërkuar nga Ministria e Shëndetësisë informacione më te detajizuara se pse ka ardhur deri te ndryshimi i kritereve të dosjes së tenderit krahasur më atë të vitit 2020, ku kriter ka qenë edhe udhëzimi administrativ 02/2014. Por, pavarësisht pyetjeve direkt, këtë përgjigjeje MSH-ja nuk e ka dhënë thuajse fare. “Ndërlidhur me pyetjet tuaja dhe çështjen në fjalë, (nëse në procedura të tenderit duhet të vlejnë kriteret fillestare apo kriteret e përcaktuara nga Ligji nr. 04/L-190 për Produkte dhe Pajisje medicinale), Ministria e Shëndetësisë ka kërkuar opinion ligjor nga ekspertë ligjor, për ta adresuar çështjen e kriterit që barnat e prokuruar nga ana e MSH-së, a duhet të kenë Autorizim Marketing apo duhet të lejohet alternativa e blerjes sipas udhëzimit Administrativ (MSh) 02/2014 për Thjeshtësimin dhe për Regjistrimin e Importin e produkteve Medicinale të cilat nuk kanë paralele të regjistruara në Republikën e Kosovës dhe opinion nga ekspertët ligjor është: Të gjitha barnat të cilat plasohen në tregun kosovar duhet të kenë Autorizim të Marketingut (nëse nuk i nënshtrohen një nga përjashtimet ligjore), andaj kriteri i dosjes së tenderit në parim është në funksion të zbatimit të Ligjit për Produkte dhe Pajisje Medicinale. Barnat pa Autorizim të Marketingut sipas Ligjit lejohen të shiten dhe plasohen në treg përjashtimisht nëse nuk kanë paralale të regjistruara në treg, por për raste specifike dhe atë nga personat fizik, të cilët përjashtojnë kërkesën e bazuar në një recetë të mjekut dhe diagnozën e përcaktuar nga një qendër mjekësore, në ato raste kur produkti i përshkruar nga mjeku nuk ka Autorizim të Marketingut në Kosovë” thuhet në përgjigjen e zyrës për media të MSH-së.

    Rrjedhja e tenderit 7 milionësh i cili po “flen” në OSHP

    Më 14 dhjetor të vitit 2020, me ç’rast kishin aplikuar 3 kompani. Kompania “PHARMA LEADER” për lotin I kishte aplikuar me çmim prej 1,097,467,36 €, për lotin II, nuk ka aplikuar fare, deri sa për lotin III ka aplikuar me çmim prej 4,109,006,12 €. Kompania “LEGO” në këtë proces të prokurimit për lotin I ka aplikuar me çmim prej 1,165,730,88 €, për lotin II me çmim prej 876,782,40 €, si dhe për lotin III me çmim prej 4,579,144,12 €. Deri sa Operatori tjetër Ekonomik “MEDITECH” për lotin I kishte aplikuar me çmim prej 1,144,726,72 €, për lotin II ka aplikuar me çmim prej 913,315, deri sa për lotin III ka aplikuar me çmim prej 4,456,908,24 €. Bazuar në procesverbalin e hapjes së tenderëve, shihet se kompania “PHARMA LEADER”, e cila në vendin tonë sjellë insulinat e prodhuesit amerikan “Eli Lilly”, kishte ofertuar me çmim prej rreth 400 mijë euro më të lirë se sa operatoret tjerë që kanë qenë në garë, por Prokurimi i Ministrisë ka rekomanduar operatorin më të shtrenjtë, “Meditech”, raporton “Front Online”.

    Rekomandimi i komisionit të parë

    Më 8 shkurt të këtij viti komisioni i përbërë prej tre anëtaresh Afrim Bekteshi, Fatos Aliu, si dhe Besim Bajraktari për lotin I dhe III kishin rekomanduar që kontrata t’i jepej kompanisë “PHARMA LEADER”, për lotin II, ky komision kishte rekomanduar që kontrata t’i jepet kompanisë Meditech. Katërmbëdhjetë ditë më vonë, më 22 shkurt të këtij viti përmes letrës standarde Ministria e Shëndetësisë kishte njoftuar kompaninë “PHARMA LEADER”  se ishte shpallur fitues për lotin I dhe III të këtij procesi të prokurimi, deri sa për lotin II ishte shpallur kompania “MEDITECH”. E pa kënaqur me këtë epilog, kompania “MEDITECH” e cila prej më shumë se një dekade ka pasur në vendin tonë monopolin e furnizimit me insulina është ankuar në ministrinë e Shëndetësisë, e ku këta të fundit  në mënyrë automatike e kishin pezulluar këtë proces prokurimi, raporton “Front Online”. Më 1 mars të këtij viti udhëheqësi i divizionit të Prokurimit në këtë ministri Ismet Hyseni kishte aprovuar si pjesërisht të bazuar ankesës e kompanisë “MEDITECH”, me të nijetin vendim ai kishte anuluar vendimin për dhënie kontrate si kishte urdhëruar që lënda në fjalë të kthehet në rivlerësim.

    Rekomandimi i komisionit të dytë

    Tre ditë më vonë, respektivisht më 4 mars të këtij vit, MSH-ja kishte krijuar komisionin e dytë në përbërje: Arbëresha Haxhibeqiri, Adnan Klinaku anëtar si dhe Berat Marmullaku, anëtar. Këta në raportin e rivlerësimit kanë rekomanduar që kompania “PHARMA LEADER”  të shpallet e papërgjegjshme për lotin I dhe III, e ku kanë rekomanduar që kontrata t’i jepet kompanisë “MEDITECH”. E pa kënaqur me ketë vlerësim kompania e cila në fillim kishte qenë e rekomanduar për kontratë “PHARMA LEADER”  kishte bërë ankesë në ministrinë e Shëndetësisë, por e njëjta  nga drejtori i prokurimit Ismet Hyseni është refuzuar si e pabazë, e ku e ka lënë ne fuqi, vendimin për dhënie të kontratës. Ministria e Shëndetësisë si arsyetim për të nxjerr nga loja kompaninë që përfaqëson insulinat e prodhuesit amerikan, ka konsluduar se produktet e kompanisë “Meditech” janë të regjistruara në AKPM, kurse në dosje të tenderit kërkohet që kompanitë që aplikojnë në këtë proces prokurimi duhet ta kenë

    “Autorizimi për Marketing ne Kosovë, me specifikimin e kërkuar te produktit. Ne rast se nuk ka paralele të regjistruar në Kosovë vlen UA 02  2014 dhe për dëshmi – Kopja e Certifikatës se Autorizim Marketingut ne një vend te BE (si dëshmi se produkti qarkullon ne BE)”, raporton “Front Online”. Gjatë vlerësimit të ofertave Ministria e Shëndetësisë ka anashkaluar kërkesën e dosjes se tenderit si dhe udhëzimin administrativ 02/2014,  i cili parasheh importin e produkteve pa paralele, gjë që e bënë të barabartë kompaninë “Pharma Leader”, produktet e të cilës janë pa paralele në Kosovë. Një gjë të tillë e kanë konfirmuar edhe përmes shkresës zyrtare zyrtarë të Agjencisë së Kosovës për Produkte dhe Pajisje Medicionale (AKPM).

    MSH nuk përfill rekomandimet e OSHP-së

    E pakënaqur me vendimin e ministrisë për refuzim të ankesës  si të pabazuar kompania “PHARMA LEADER” ka bërë ankesë në Organin Shqyrtues të Prokurimit Publik, e ku këta të fundit përmes vendimit të nxjerr më 25 mars të këtij viti kishin urdhëruar që njoftimi për dhënie të kontratës të anulohet si dhe lënda të kthehet në rivlerësim. Mirëpo, edhe pas rivlerësimit, e ku vendimi është publikuar më 28 prill është bërë vlerësim i njëjte sikurse ai paraprak, pra është rekomanduar për lotin I dhe III kompania “MEDITECH” me çmim prej 400 mijë euro më të lartë se sa çmimi që kompania tjetër “PHARMA LEADER” ka ofertuar në këtë proces prokurimi, raporton “Front Online”.

     

    Njoftimet nga KEDS për punimet në rrjet
    Nga Rubrika
    Tenderët24 Janar 2024
    Ministria e Punëve të Brendshme (MB) që drejtohet nga Xhelal Sveçla, ka shpallur një tender prej 120 mijë euro për shërbime hoteliere,...
    Tenderët11 Janar 2024
    Telekomi i Kosovës ka shpërblyer me tender 15 milionësh kompaninë nga Kroacia “Ericsson Nikola Tesla d.d”, raporton Front Online. Në njoftimin e...
    Hulumtime10 Janar 2024
    Ministria e Shëndetësisë (MSH) ka shpallur tenderin prej më shumë se 22 milionë euro për përfundimin e punimeve në ndërtimin e objektit...
    Të tjera
    Lajme29 Mars 2024
    Qeveria e Kroacisë ka nisur procedurat për njohjen e ndërsjellë të patentë shoferëve mes Zagrebit dhe Prishtinës. Kjo u bë e ditur...
    Lajme29 Mars 2024
    Në kuadër të rotacionit të madh në postet diplomatike të Bashkimit Evropian nëpër botë, Mirosllav Lajçak, që aktualisht është i dërguari i...
    Sport29 Mars 2024
    Boksieri shqiptar, Florian Marku është duke u përgatitur për meçin e së dielës, ndaj Chris Kongo. Dje në konfernecë për media dhe...
    Kronika29 Mars 2024
    Të paktën gjashtë raste të dhunës në familje janë regjistruar në raportin e fundit 24-orësh të Policisë. Dy prej rasteve kanë ndodhur...
    Lajme29 Mars 2024
    Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, njësia rajonale e trafikut rrugor dhe stacionet policore të Drejtorisë Rajonale të Policisë Gjilan gjatë periudhës kohore...
    Lajme29 Mars 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kujtuar masakrën e Belegut në Deçan, në përvjetorin e 25-të ku u vranë 46 shqiptarë. Osmani...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.