[wp-story]

Lajme

Ministria e Mjedisit ka një kërkesë ndaj kryetarëve të Komunave për festat e fundvitit

Ministria e Mjedisit ka një kërkesë ndaj kryetarëve të Komunave për festat e fundvitit
17:18 | 16 Dhjetor 2019

Ministri në detyrë i Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, ka kërkuar nga kryetarët e komunave të Republikës së Kosovës, ndalimin e ndezjes së fishekzjarrëve dhe mjeteve piroteknike gjatë festave të fundvitit në hapësira publike dhe zona të banuara.

MMPH bën të ditur se kjo kërkesë vjen për shkak të ndotjes së ajrit dhe pasojave që mjetet piroteknike shkaktojnë në shëndetin e njeriut dhe në mjedis.

“Më qëllim të mbrojtjes së ajrit nga ndotja dhe mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve, Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, përmes një shkrese zyrtare drejtuar kryetarëve të komunave të Republikës së Kosovës, ka kërkuar ndalimin e ndezjes së fishekzjarrëve dhe mjeteve piroteknike gjatë festave të fund vitit, në hapësira publike dhe zona të banuara”, thuhet në njoftim.

“Petrol Company” ndihmon më shumë se 200 familje për festën e Fitër Bajramit (VIDEO)

Të tjera