×
  • Lajme
  • Lajme

    Ministria e Ekonomisë jep 100 mijë euro që Suhareka ta përfundojë Parkun e Dëshmorëve

    FrontOnline
    15 Shtator 2020

    Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi është takuar sot me kryetarin e komunës së Suharekës, Bali Muharremaj.

    Ministri Kuçi e kryetari Muharremaj, përpos bisedave për projektet e ardhshme dhe për punën që po bëhet në qytetin e Suharekës, nënshkruan Memorandumin e Bashkëpunimit për bashkëfinancim në Parkun e Dëshmorëve në Suharekë.

    “Kontributi me jetë për të çliruar Kosovën, bën që edhe vendi ku prehen dëshmorët, duhet të jetë i rregulluar dinjitetshëm dhe bukur. Kështu do të jetë në Suharekë”, tha ministri Kuçi.

    Kryetari Bali Muharremaj ka treguar se tashmë Komuna e Suharekës ka kryer shumë punë në këtë park dhe ende do të investojë, por që përkrahja prej 100 mijë eurosh nga Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit do ta ndihmojë që ky projekt të jetë i finalizuar deri në detaje.

    Nga Rubrika
    Lajme21 Mars 2025
    Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, për FrontOnline ka sqaruar se procesi zgjedhor aktualisht ndodhet në fazën e ankesave dhe janë duke pritur...
    Lajme21 Mars 2025
    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve akoma nuk ka ndonjë datë specifike se kur mund të bëhet certifikimi i zgjedhjeve parlamentare të mbajtura me...
    Lajme21 Mars 2025
    SHKSUK ka publikuar listën me emrat e kandidatëve për drejtor të QKSUK-së, në mesin e të cilëve është edhe një ish-deputet i...
    Të tjera
    Kronika21 Mars 2025
    Policia e Kosovës në Prizren ka arrestuar të dyshuar pasi raportohet se gjatë kontrollit tek i njëjti janë gjetur dhe konfiskuar: një...
    Lifestyle21 Mars 2025
    Humbja e peshës nuk është diçka e lehtë. Kërkon përkushtim, motivim të fortë dhe ndjekjen e një plani që funksionon më mirë...
    Opinione21 Mars 2025
    Nga akademik, prof, dr. Anastas Angjeli Ekonomia e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) ka qenë dhe mbetet një nga motorët kryesorë...
    Lajme21 Mars 2025
    Në mungesë të të akuzuarve Pal Lekaj, Donika Kadaj Bujupi dhe Besa Baftiu, të premten ka dështuar të mbahet seanca për gazin...
    Sport21 Mars 2025
    Sot në mbrëmje, në stadiumin “Wembley” të Londrës, Kombëtarja e Anglisë do të presë Shqipërinë në ndeshjen hapëse të Grupit K për...
    Kronika21 Mars 2025
    Një ngasëse në Gjilan raportohet se duke e drejtuar veturën e saj, nuk është ndalë në pikë kontrolli të veturave dhe duke...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.