[wp-story]

Lajme

Ministria e Diasporës shtron Sofrën Tradicionale për mërgimtarët

Ministria e Diasporës shtron Sofrën Tradicionale për mërgimtarët
08:48 | 27 Korrik 2019

Në kuadër të “Ditëve të Diasporës”, Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike ka organizuar Sofrën Tradicionale në Sheshin “Skënderbeu”, në Prishtinë.

Sekretarja e Ministrisë së Diasporës dhe Investimeve Strategjike, Shyhrete Gosalci, në emër të Ministrisë së Diasporës u ka uruar gjithë qytetarëve të pranishëm një mbrëmje sa më të bukur, raporton Ekonomia Online.

“Është aktivitet më ndryshme jemi pranë sofrës ku e dimë që ky ka qenë institucion i veçantë që janë marrë vendime të rëndësishme dhe u dëshiroj një mbrëmje sa më të bukur”, tha Gosalci.

Imer Loshi nga Ansambli “Drenica” në Skenderaj para të pranishmëve ka lexuar disa citate nga Kanuni i Lekë Dukagjinit.

“Jemi në sofrën tradicionale e shtruar nga Ministria e Diasporës në bashkëpunim me ansamblin “Drenica” në Skenderaj. Ne sofrën e kemi identifikuar me odën që është bërë Kuvendi i burrave, oda është vetë historia jonë”, tha Loshi.

Shkrimtari, Daut Demaku, tha se sot sheshi i Prishtinës po duket më i miri ndonjëherë, raporton EO.

“Sonte është sheshi i bukur, kjo është mbrëmja e tretë kemi ardhur tek sheherlitë në Prishtinë, kualiteti I Prishtinës është se është e të gjithëve e i askujt, sot nuk dua të kemi asnjë fjalë të rëndë për askënd”, tha Demaku.

Demaku tha se sot është koha t’i tregojmë botës si shqiptarë të civilizuar.

“Sot ju dua në mënyrë sa më të civilizuar sepse në jemi Evropë para se me qenë vetë Evropa dhe dua ta keni një dashuri në mes njëri-tjetrit pa hile dhe të jemi afër gjithëve me sinqeritet”, shtoi Demaku.

Organizimit iu bashkuan shumë qytetarë / FrontOnline

“Petrol Company” ul çmimet për 15 %. Ja sa kushton një litër naftë

Të tjera