×
  • Hulumtime
  • Hulumtime

    Ministri Zemaj në fund të mandatit politizon Odat shëndetësore (Dokument)

    FrontOnline
    22 Shkurt 2021

    Ditët në krye të Ministrisë së Shëndetësisë i ka të numëruara.

    Por, edhe ato pak që i kanë mbetur ministri Armend Zemaj po i shfrytëzon për t`i politizuar organizatat shëndetësore, shkruan Front Online.

    Së fundmi, ai e ka rehatuar si anëtar të Këshillit Drejtues të Odës së Infermierëve, Fitim Havollin, një bashkëpartiak të tij.

    Këtë e ka bërë përmes një vendimi të marrë me datën 2 shkurt të këtij viti, kohë kjo kur emri i këtij të fundit veçse figuronte bashkë me atë të Zemajt në listën e kandidatëve për deputetë të LDK-së në zgjedhjet e të dielës së 14 shkurtit.

     

    Emërimi i tij si i tillë bie ndesh me nenin 17 të ligjit për Odat e Profesionistëve Shëndetësor, shkruan Front Online.

    Ai obligon që kryetari i Odës, zëvendëskryetarët, anëtarët e këshillit drejtues të jenë të “zhveshur” nga funksionet të tjera publike dhe politike, me përjashtim të dy rasteve.

    Së pari në ato raste kur personi i zgjedhur ushtron funksion profesional mjekësor dhe së dyti në ato kur i emëruari jep mësim.

    Për shkeljen e Ministrit Zemaj reagim ka pasur edhe nga vetë Oda e Infermierëve.

    Kryetari i saj, Naser Rrustemaj një prononcim për Front Online ka shprehur shqetësimin e tij lidhur me politizimin e këtij institutcioni.

    “Oda e Infermierëve, mamive dhe profesionistëve tjerë shëndetësor shpreh shqetësim se vendimi për emrimin e anëtarëve të Këshillit Drejtues është në kundërshtim me ligjin për Odat e Profesionistëve Shëndetësor me numër Nr. 04/L-150. Neni 17 i këtij Ligji precizon se Kryetari i Odës, zëvendëskryetarët, anëtarët e këshillit drejtues dhe sekretari i përgjithshëm nuk mund të jenë persona të zgjedhur dhe të emëruar në funksione tjera publike dhe politike, përveç profesionale mjekësore dhe në mësimdhënie”, u shpreh Rrustemaj për Front Online.

    Ndryshe, Lidhja Demokratike e Kosovës, pjesë e të cilës janë Havolli e Zemaj, në zgjedhjet e 14 shkurtit ka dalë e treta.

    Ajo dhe partitë e tjera shqiptare me gjasë do të mbesin në opozitë meqë partia fituese e zgjedhjeve, Lëvizja Vetëvendosje do ta arrijë ta formojë vetë qeverinë.

    Kjo e fundit, pa votat me kusht e ato diasporës, aktualisht numëron 47.8 % të votave apo 56 ulëse.

     

     

    Petrol Company sërish troket në dyert e Shtëpisë së Pleqve për Ramazan
    Nga Rubrika
    Hulumtime08 Prill 2024
    Mbi 26 milionë euro janë shpenzuar nga buxheti i Kosovës për udhëtime zyrtare brenda dhe jashtë Kosovës gjatë tri viteve të fundit,...
    Ekonomi03 Prill 2024
    Komuna e Prishtinës e cila drejtohet nga Përparim Rama si dhe ajo e Fushë Kosovës që drejtohet nga Burim Berisha janë në...
    Ekonomi03 Prill 2024
    Për 12 muaj të vitit 2023, Ministria e Ekonomisë, e cila udhëhiqet nga Artane Rizvanolli, ka shpenzuar vetëm 11% të buxhetit të...
    Të tjera
    Lajme18 Prill 2024
    Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, mëngjesin e të enjtes ka zhvilluar takim me Zanën dhe Hartimin nga shoqata...
    Sport18 Prill 2024
    Duket se shtëpitë e basteve e kanë të vështirë të japin çdo vit Real Madridin si favorit kryesor për të fituar Ligën...
    Sport18 Prill 2024
    Muhamet Hyseni është njëri prej futbollistëve më të mirë në futbollin kosovar për momentin. Sulmuesi i Llapit ka shkëlqyer në këtë sezon...
    Lajme18 Prill 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se pesë policë të Kosovës “po mbahen peng” nga Serbia, shtet të cilin e cilësoi si...
    Sport18 Prill 2024
    Tashmë janë siguruar gjysmëfinalet e Ligës së Kampionëve, pasi skuadra e Bayern Munchen dhe Real Madridit eliminuan mbrëmë Manchester Cityn dhe Arsenalin....
    Lajme18 Prill 2024
    Ministri i jashtëm serb Ivica Daçiq edhe një herë ka shprehur mllefin e tij për shkak të nismës për Rezolutën mbi gjenocidin...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.