Lajme

Ministri Zemaj kërkon nga deputetët ta votojnë Projektligjin për rimëkëmbjen ekonomike

Ministri Zemaj kërkon nga deputetët ta votojnë Projektligjin për rimëkëmbjen ekonomike
18:32 | 23 Shtator 2020

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka bërë të ditur se në pakon për zbatimin e programit për rimëkëmbjes ekonomike, Qeveria ka paraparë të ndaj edhe një fond rezervë për dhe rreth pandemisë.

“I bëj ftesë edhe një herë deputetëve të Kuvendit të Kosovës që para interesave të veta ta vendosin interesin e qytetarëve dhe ta votojnë Projektligjin për Rimëkëmbjen ekonomike”, ka shkruar Zemaj në Facebook.

“Çdo herë kur bëhet fjalë për interesin e shtetit dhe qytetarëve, kemi ditë të tregojmë pjekuri e të punojmë bashkë. Andaj, është koha nesër ta dëshmojmë këtë”.
“Ligji për Rimëkëmbjen Ekonomike i duhet vendit dhe shëndetësisë tonë!”, ka shkruar Zemaj.

 

EKSKULZIVE: Art Motion dhe Klan Kosova fitojnë të drejtën televizive të Superligës, Ligës së parë si dhe Kupës së Kosovës 

Të tjera