[wp-story]

Lajme

Ministri Yagcilar mori pjesë në ceremoninë e shënimit të 21 vjetorit të masakrës së Reçakut

Ministri Yagcilar mori pjesë në ceremoninë e shënimit të 21 vjetorit të masakrës së Reçakut
12:29 | 15 Janar 2020

Në 21-vjetorin e Masakrës së Reçakut, e cila konsiderohet si njëra prej ngjarjeve më të dhimbshme në historinë më të re të Kosovës, mori pjesë edhe ministri i MAP-it, Mahir Yagcilar, përcjell Ekonomia Online.

Ai, me këtë rast vlerësoi se kjo tragjedi ka tronditur edhe ndërkombëtaret.

”Kjo ngjarje e rëndë tronditi, jo vetëm opinionin e brendshëm, por edhe atë ndërkombëtar, duke lëvizuar edhe diplomacinë ndërkombëtare për të ndërmarrë hapat për ndërprerjen e dhunës dhe të krimeve në Kosovë të ushtruara nga ushtria dhe policia serbe”.

Ministri Yagcılar me këtë rast deklaroi se më 15 janar 1999 , dita kur 45 civil të pafajshëm u vranë nga forcat militare serbe, ishte simbol i luftës në rrugën e pavarësisë së Republikës së Kosovës dhe populli i Kosovës nuk do t’i harrojë kurrë këta heronj që sakrifikuan jetën e tyre për hirë të atdheut të tyre./Front Online/

Petrol Company në muajin e shenjtë të Ramazanit, dhuron pako ushqimore per familjet nevojtare në qytetin e Vitisë

Të tjera