×
  • Lajme
  • Lajme

    Ministri turk për zgjidhjen Kosovë-Serbi: Dhu`na, konflikti dhe luf*ta as që duhet të kalojnë në mendje

    FrontOnline
    05 Shtator 2024

    Ministri i Jashtëm i Turqisë, Hakan Fidan, ka thënë se dhuna, konflikti dhe lufta as që duhet të kalojnë në mendje, kur flasim për zgjidhjen e çështjes Kosovë-Serbi.

    Këto komente, Fidan i bëri në konferencën e përbashkët për shtyp të mbajtur pas takimit të tij me ministrin e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Timço Mucunski, në Shkup.

    Duke njoftuar se me homologun e tij Mucunski në takimin e sotëm kanë biseduar edhe për çështje rajonale, Fidan tha se Ballkani është rajon me rëndësi gjeostrategjike.

    Fidan theksoi se Ballkani është një rajon që ndikon drejtpërdrejt në sigurinë dhe prosperitetin e Evropës dhe tha se kanë jetuar së bashku në mënyrë miqësore dhe vëllazërore për shekuj me radhë, bazuar në respektimin e diversitetit kulturor.

    Ai më tej tha se vendosja e stabilitetit, paqes dhe prosperitetit në gjithë Ballkanin është prioriteti kryesor i Turqisë sot.

    Ministri turk tha se si Turqi, ata mbajnë një qëndrim aktiv për zgjidhjen e problemeve të vazhdueshme në Bosnjë e Hercegovinë dhe Kosovë përmes paqes dhe dialogut, duke shtuar se mbështesin edhe përpjekjet ndërkombëtare, por edhe janë gjithnjë në kërkim të asaj që mund të bëjnë si Turqi.

    Fidan po ashtu shprehu mbështetje “deri në fund” për procesin e dialogut Kosovë-Serbi, duke theksuar se përpiqen të kontribuojnë me aq sa munden. Kryediplomati turk theksoi se “fokusimi në zgjidhjen e problemit me paqe dhe dialog është rruga e vetme” dhe tha se “dhuna, konflikti dhe lufta as që duhet të kalojnë në mendje”.

    Duke vënë në dukje se Ballkani e ka përjetuar këtë me shumë dhimbje në vitet e fundit dhe se duhet nxjerrë mësime nga këto probleme, Fidan tha se “fokusi nuk duhet të jetë në përfitimet vetjake të vogla, por te prosperiteti i madh, zhvillimi dhe interesat e mëdha që do të vijnë në rajon përmes paqes, dialogut dhe zhvillimit”.

    “Unë besoj se njerëzit e rajonit do të kenë mundësinë të ruajnë identitetin e tyre, të mbrojnë sovranitetin dhe integritetin e tyre territorial si shtet dhe të jetojnë në paqe. Por, ne duhet të mendojmë për këtë: A do të jemi në gjendje të arrijmë pjekurinë? Të duam të njëjtën gjë për të tjerët siç duam për veten tonë? Kur ta arrijmë këtë, besoj se në rajon do të vijë paqja”, tha ministri i Jashtëm turk, Hakan Fidan, raporton “Anadolu”, transmeton Klankosova.tv.

    Ndër të tjera, ai tha se “problemet politike me të cilat përballemi në Ballkan janë një sërë problemesh që burojnë nga historia. Ne kemi vetëm një rrugë: të bëjmë më të mirën tonë për t’i zgjidhur këto probleme përmes paqes dhe dialogut”.

    Fidan vuri në dukje se konflikti dhe lufta sjellin shkatërrim, siç është parë me shumë dhimbje në historinë e kohëve të fundit, dhe tha se “një çështje tjetër e rëndësishme është se nuk mjafton të pritet zgjidhja e problemeve në rajon vetëm nga organizatat ndërkombëtare dhe aktorët e fuqishëm jorajonalë”.

    Duke theksuar se vendet e rajonit duhet të tregojnë pronësi rajonale dhe të mbrojnë problemet e tyre, Fidan tha: “Si Turqi, në kuadrin e vizionit politik të paraqitur nga presidenti ynë, ne jemi shumë të ndjeshëm për pronësinë rajonale jo vetëm në Ballkan, por edhe në gjeografi të tjera. Sepse të presim që dikush tjetër të vijë dhe të zgjidhë problemet tona është edhe mendësi e lehtësisë, por edhe, për fat të keq, problemet nuk mund të zgjidhen kurrë aq shpejt ose në mënyrën që duam”.

    Ministri Fidan do të qëndrojë në Kosovë të premten për një vizitë zyrtare. /Klankosova.tv

    1 abonim, 3 paisje, 240 kanale shqip – NimiTV në gjithë Evropën për vetëm 99.90€ për 12 muaj
    Nga Rubrika
    Lajme07 Shtator 2024
    Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka kujtuar 34-vjetorin e Kushtetutës së Parë të Kosovës, e njohur si Kushtetuta e Kaçanikut, teksa tha...
    Lajme07 Shtator 2024
    Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka theksuar se janë informuar se janë larguar bllokadat nga persona të maskuar në pikat kufitare në territorin...
    Lajme07 Shtator 2024
    Pikëkalimet kufitare në Merdarë e Bërnjak kanë qëndruar të mbyllura edhe pasditen e së shtunës. Ekipi i Ekonomia Online ka qëndruar në...
    Të tjera
    Lajme07 Shtator 2024
    Ish-ambasadori i Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Gjergj Dedaj, ka reaguar pas zbulimit të shtatores së ish-presidentit Ibrahim Rugova në Podujevë ku...
    Lajme07 Shtator 2024
    Presidentja, Vjosa Osmani pas zbulimit të shtatores së Ibrahim Rugovës në Podujevë ka folur edhe për protestat e serbëve në pikat kufitare...
    Lajme07 Shtator 2024
    Drejtori i KEK-ut Bekir Gërguri, bashkë me bashkëpunëtor shkuan për vizitë te Kompania Rajonale Ujësjellësi “Prishtina”. Pritja ishte e organizuar nga kryeshefi...
    Lajme07 Shtator 2024
    Gjykata Themelore Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm – Divizioni për Çështje Penale përmes një komunikate për media ka bërë të ditur se ka...
    Lajme07 Shtator 2024
    Rreth 100 ushtarë nga Garda kombetare e Idaho-s pritet të vendosen në Kosovë, pas ushtrimeve që do të kenë paraprakisht në Texas....
    Lajme07 Shtator 2024
    Kandidati për Kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka kujtuar 7 shtatorin, Ditën e miratimit të Kushtetutës së...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.