[wp-story]

Ekonomi

Ministri Shala heq ndalesën për produktet e Maqedonisë së Veriut, pasi kjo e fundit zhbllokoi peshkun e Kosovës

Ministri Shala heq ndalesën për produktet e Maqedonisë së Veriut, pasi kjo e fundit zhbllokoi peshkun e Kosovës
14:02 | 05 Shtator 2019

Republika e Maqedonisë Veriore ka marrë vendim për heqjen e ndalesës së eksportit të peshkut nga Kosova, kjo ndodhi pasi që ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, iu ka përgjigjur me masa reciproke duke ndaluar mjaltin dhe pataten e këtij shteti të futet në Kosovë.

Pas këtyre masave reciproke nga Republika e Kosovës, Maqedonia e Veriut ka reflektuar duke eliminuar ndalesën e peshkut pas takimit që kanë pasur dy palët.

Pas vendimi të Maqedonisë së Veriut për heqjen e ndalesës së eksportit të peshkut nga Kosova edhe ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, ka marrë vendim për heqjen e ndalesës së importit të mjaltit dhe patates nga ky shtet.

VENDIMI:

Vendim per shfuqizimin e Vendimit per ndalimin e importit të mjaltit natyral dhe patates nga Republika e Maqedonisë Veriore

“Petrol Company” ul çmimet për 15 %. Ja sa kushton një litër naftë

Të tjera