×
  • Lajme
  • Lajme

    Ministri Mehaj dhe gjeneral Rama u takuan me zv/ndihmësen e Sekretarit të Mbrojtjes së SHBA-së, flasin për sigurinë në vend

    FrontOnline
    23 Prill 2021

    Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, përmes video-lidhjes zhvilloi sot takim me Zëvendës-ndihmësen e Sekretarit të Mbrojtjes së SHBA-së, Laura Cooper.

    Me këtë rast, Cooper, e uroi ministrin Mehaj për detyrën e ministrit të mbrojtjes.

    Ajo premtoi se SHBA, përmes programeve shtetërore, do të vazhdojë partneritetin e ngushtë dhe të fuqishëm me Ministrinë e Mbrojtjes së Republikës së Kosovës në mënyrë që të përmbushë me sukses të plotë synimet e saj.

    Nga ana e tij, ministri Mehaj e falënderoi Cooper për urimet dhe shprehu falënderimin dhe mirënjohjen e thellë për SHBA-në për mbështetjen e pazëvendësueshme për vendin tonë si dhe në të arriturat e gjithmbarshme të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së.

    Ministri Mehaj, në vazhdim, theksoi se mbështetja e deritashme nga SHBA ka qenë jetike në realizimin e aftësive dhe kapaciteteve operacionale të ndërveprueshme me forcat aleate të vendeve partnere dhe anëtare të NATO-së duke shprehur mirënjohjen e thellë për mundësinë historike të pjesëmarrjes së trupave të FSK-së në operacione jashtë vendit krahë forcave amerikane.

    Në fund të dy u pajtuan që bashkëpunimi në mes dy vendeve në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë të zgjerohet edhe më shumë në funksion të paqes, sigurisë e stabilitetit rajonal e më gjerë.

    Me Cooper, takim të ndarë, përmes video-lidhjes, zhvilloi edhe komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, i cili falënderoi atë për interesimin dhe përkrahjen e vazhdueshme të saj për zhvillimin dhe avancimin e FSK-së.

    Nga ana e saj, Cooper, shprehu vlerësimin e saj për të arriturat e deritashme të FSK-së edhe pse në kushte pandemie e sidomos në procesin e implementimit të Planit të Tranzicionit të FSK-së. Të dy ranë dakord që bashkëpunimi të fuqizohet edhe më tej në të ardhmen në funksion të zhvillimit të FSK-së për realizimin e plotë të misionit të saj.

    Për Stresin, Xhuli është spiune (VIDEO)
    Nga Rubrika
    Lajme18 Prill 2024
    Policia serbe ka arrestuar një mërgimtar që jeton në Angli me pretendimet se i njëjti ka kryer krime luftë kundër popullatës serbe....
    Lajme18 Prill 2024
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, takoi sot nënkryetaren e komunës së Mitrovicës së Veriut, Katarina Adjançiq, nënkryetaren e komunës së...
    Lajme18 Prill 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, sot mori pjesë në ceremoninë e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Në një...
    Të tjera
    Bota/Rajoni18 Prill 2024
    Uashingtoni e ka konfirmuar dhe ka dhënë një shpjegim se pse ShBA ka vendosur të vë veton ndaj anëtarësimit të Palestinës në...
    Lajme18 Prill 2024
    Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, është shprehur i ashpër ndaj kryeministrit Albin Kurti. Ai në një moment, Kurtin e quajti argat të...
    Lajme18 Prill 2024
    Ish-ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, gjatë një vizite në Austri, ka takuar disa deputetë të Kuvendit të Austrisë, përfshirë edhe...
    Lajme18 Prill 2024
    Naftëtarët kosovarë kanë paralajmëruar bllokadë në kufirin e Moranës. Shkak për këtë duket të jetë një masë e re e autoriteteve shqiptare...
    Lajme18 Prill 2024
    Një vizitë njëjavore jashtë vendit te familjarët për festën e Bajramit, përfundoi e hidhur për Burim Kastratit nga Gjilani.Në mëngjesin e 17...
    Lajme18 Prill 2024
    Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, pas bllokimit në kufi me Serbinë të mbi 1500 shtetasve kosovarë, tha në se këto veprime nga...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.