[wp-story]

Ekonomi

Ministri Lluka tregon kohën kur do të privatizohet PTK-ja

Ministri Lluka tregon kohën kur do të privatizohet PTK-ja
20:19 | 20 Gusht 2019

Ministri në detyrë i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, ka thënë se privatizimi i Telekomit të Kosovës do të sjellë vetëm benefite për qytetarët e Kosovës.

Duke folur në edicionin e lajmeve në RTK, Lluka është shprehur “Ne mendojmë që Privatizimi është rruga e duhur, është praktikë ndërkombëtare e botës së zhvilluar, kështu të rritet vlera dhe dividentat. Paralelisht është duke u ristrukturuar Telekomi. Interesimi ynë është që të tërheqim brendet e njohura ndërkombëtare”.  Ai ka thënë se privatizimi nuk do të ndodhë në kohën kur Kosova ka qeveri të dorëhequr.

“Petrol Company” në natën e “Kurban Bajramit” e bën me shtëpi të re familjen nga Skenderaj

Të tjera