[wp-story]

Ekonomi

Ministri Lluka harxhon rreth 100 mijë euro në makiato, expresso e bambi

Ministri Lluka harxhon rreth 100 mijë euro në makiato, expresso e bambi
18:33 | 14 Janar 2020

Në Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik (MZHE), që drejtohet nga Valdrin Lluka, brenda tre viteve të ardhshme do të konsumohen 10 mijë expresso, 3 mijë makiato të madhe, 10 mijë makiato të vogla, 3 mijë e 500 makiato pa plumb. Nuk do të mungojnë as çajat, pijet e gazuara e ato energjetike.

Institucionet shtetërore më së miri  e tregojnë se si bëhet lluksi kur duhet të paguhet me paratë e taksapaguesve.

Edhe  ministri i Behgjet Pacollit, Valdrin Lluka, ka planifikuar që 100 mijë euro t’i ndajë për shërbime hotelerie në bufen e Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik.

Vetëm për makiato të madhe, makiato të vogla, expresso, çaja, sendwicha, Ministria e Zhvillimit, që drejtohet nga  Lluka e që vie nga AKR, ka dhënë 94 mijë e 800 euro.

Për shërbimet hoteliere, bufe në ambientet e MZHE-së, do të merret kompania  D.P.H “Diar”. Kontratë kjo tre vjeçare e nënshkruar mes kompanisë dhe MZHE-së.

Në këtë kontratë parashihet shërbimi me 10 mijë expresso, 3 mijë makiato të madhe, 10 mijë makiato të vogla, 3 mijë e 50 makiato pa plumb, 3 mijë kapuqino, 4 mijë e 500 nescaffe, 6 mijë bambi 5 mijë kafe turke, pesë mijë çaja, tre mijë e 500 pije të gazuara, pije tjera dhe pije energjike, raporton FaktePlus.

Po ashtu në këtë tender parashihet edhe shërbim me sandwich me mish pule, sandwich me mish viçi dhe me sallam.

Për zyrtarët e MZHE-së, do të ketë edhe sallata. /Insajderi/

“Petrol Company” ul çmimet për 15 %. Ja sa kushton një litër naftë

Të tjera