Lajme

Ministri Krasniqi takon qytetarët në veri të Mitrovicës, diskutojnë për hallet e tyre

Ministri Krasniqi takon qytetarët në veri të Mitrovicës, diskutojnë për hallet e tyre
20:01 | 28 Shtator 2022

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, i shoqëruar nga Erden Atiq, këshilltar në Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Alban Krasniqi, këshilltar në MAPL, kanë vizituar Mitrovicën Veriore.

Në lagjen e Doktorëve, lagjen e Boshnjakëve dhe lagjen Kroi i Vitakut, ata kanë takuar qytetarët me të cilët kanë diskutuar për problemet e tyre, sfidat e përditshme dhe mundësitë për mbështetje për të krijuar kushte më të mira dhe qasje më të lehtë në shërbime, transmeton Klan Kosova.

“Këtë pasdite, i shoqëruar nga Erden Atiq, këshilltar në MPB dhe Alban Krasniqi, këshilltar në MAPL, vizituam në Mitrovicën Veriore, Lagjen e Doktorëve, Lagjen e Boshnjakëve dhe Lagjen Kroi i Vitakut ku takuam qytetarët me të cilët diskutuam për problemet e tyre, sfidat e përditshme dhe mundësitë për mbështetje për të krijuar kushte më të mira dhe qasje më të lehtë në shërbime”, ka shkruar ministri Krasniqi në llogarinë e tij në Facebook.

Postimi i plotë:

Apliko online për kredi në IBAS, përfito subvencionim nga Qeveria

Të tjera