×
  • Lajme
  • Lajme

    Ministri i Kurtit: Mund edhe të bëhet Zajednica, por menjëherë shkon në Kushtetuese dhe bie prapë

    FrontOnline
    29 Mars 2023

    Ministri i Qeverisë Kurti, Hajrulla Çeku derisa foli për aneksin e zbatimit të marrëveshjes me Serbinë, tha se edhe mund të bëhet një ‘Zajednicë që ata e kërkojnë, por menjëherë shkon në Kushtetuese dhe bie prapë’.

    Çeku thotë se çfarëdo që të krijohet, nëse nuk e kalon testin e Gjykatës Kushtetuese, ajo do të bie.

    “Unë nuk mendoj që kemi tashmë një model të kristalizuar se si duhet të realizohet ky detyrim që e kemi pas por që tashmë është pjesë e kësaj marrëveshje si vetmenaxhim për komunitetin serb që jeton në Kosovë.

    Ne i kemi disa parime bazë që i ka theksuar kryeministrit. Parimi i parë është: Kushtetuta e Kosovës dhe opinioni i Kushtetutës për marrëveshjen e vitit 2015. Mund të mos përmendet as Kushtetuta as ai vendim i Kushtetueses që thotë 23 nene nuk janë në përputhje me Kushtetutën, por ato janë realitete të patejkalueshme. Edhe mund të krijohet një organizimi i ri këtu, por nesër prapë nuk e kalon testin e Gjykatës Kushtetuese”, tha Çeku në emisionin ‘Pressing’ në T7

    Tutje, Çeku tha se as kryeministri Kurti dhe askush tjetër nuk mund të shtyjë përpara diçka që bie ndesh me Kushtetutës e Kosovës.

    “Është shtyllë e patejkalueshme. Kurti i ka thënë tri shtylla, e para është Kushtetuta. Pra ne mund ta bëjmë një Zajednicë çfarë po kërkojnë, por menjëherë shkon në Kushtetuese dhe bjen prapë. Kjo është e patejkalueshme. Këtë jo zoti Kurti, por askush nuk mundet me shty tutje. Ckado që bjen ndesh me Kushtetutën e Kosovës, që i bie karakteri monoetnik, një pushtet i tretë ekzekutiv, dmth cenohet thelbi i Kushtetutës sonë. Qysh mundet dikush me bo këtë sen. Merr zotime sa dush, jep zotime sa dush, atë ditë që e themelon ti, nesër në Gjykatë Kushtetuese ta rrëzon”.

    Prince Caffe shpërblen për festa Fitoren me veturë Fiat 500
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni28 Mars 2024
    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka refuzuar të komentojë edhe sot, votimin drejt pranimit të Kosovës në Këshillin e Evropës. I pyetur...
    Lajme28 Mars 2024
    Genc Prelvukaj, këngëtari i njohur i është futur seriozisht politikës. Prelvukaj është bërë pjesë e kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës. Këtë...
    Lajme28 Mars 2024
    Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, ka thënë se falë “punës së jashtëzakonshme të Qeverisë Kurti”, Kosova ka avancuar drejtë anëtarësimit në...
    Të tjera
    Lajme28 Mars 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani kujtoi masakrën e familjeve Bogujevci e Duriqi në 25-vjetorin e vrasjes. Osmani u shpreh se masakrat ishin...
    Lajme28 Mars 2024
    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar dy rregullore zgjedhore gjatë mbledhjes së sotme. Rregulloret e miratuara janë: Rregullorja Zgjedhore Nr.09/2024 Regjistrimi dhe...
    Lajme28 Mars 2024
    Për shkak të mungesës së të akuzuarit Florim Laçi me mbrojtësin e tij, avokatin Ilmi Hoxha, si dhe të akuzuarit Avdush Qukovci,...
    Lajme28 Mars 2024
    Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNj) ka thënë se Ministria e Shëndetësisë nuk është duke i mbajtur...
    Lajme28 Mars 2024
    Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka reaguar pasi nuk pati kuroum për votimin e themelimit të Komisionit Hetimor për...
    Lajme28 Mars 2024
    Partia Demokratike e Kosovës tanimë ka propozuar 9 Qershorin, si datë për zgjedhje të parakohshme në vend. Shefi i grupit parlamentar të...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.