×
  • Lajme
  • Lajme

    Ministri i Jashtëm i Italisë: Kam kërkuar nga Kurti e Vuçiqi t’i kthehen dialogut

    FrontOnline
    26 Shtator 2023

    Ministri i Punëve të Jashtme të Italisë, Antonio Tajani ka reaguar pas sulmeve të së dielës në Banjskë ku u vra një polic i Kosovës dhe u lënduan tre, një prej tyre me armë zjarri.

    Tajani ka shkruar në Twitter se ka folur me presidentin serb Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrin Albin Kurti.

    Ka shtuar se ka kërkuar nga të dy që të kthehen në dialog.

    “Ne punojmë për të forcuar praninë e KFOR-it në kufirin ndërmjet Serbisë dhe Kosovës dhe për të parandaluar përleshjet e mëtejshme”, ka thënë ai.

    Në orët e para të mëngjesit të së dielës në Banjskë të Zveçanit nga sulmues serbë është vrarë një polic e janë plagosur tre, një prej tyre me armë zjarri. Të vdekur kanë mbetur edhe tre sulmues serbë. Aktualisht gjashtë persona janë arrestuar, njërit prej tyre i është caktuar paraburgimi prej një muaji.

    Menaxho shpenzimet dhe fito zbritje me aplikacionin e Petrol Company
    Nga Rubrika
    Lajme02 Dhjetor 2023
    Presidentja Vjosa Osmani është takuar me kryeministren e Danimarkës, Mette Frederiksen, me të cilën tha se foli edhe për zhvillimet e fundit...
    Lajme02 Dhjetor 2023
    I ngarkuari me punë ne Ambasadën e Kosovës në Senegal, Sami Halili, ka njoftuar sot se Ministrja e Punëve të Jashtme të...
    Lajme02 Dhjetor 2023
    Grupi Parlamentar i AAK-së ka mbajtur konferencë për medie ku ka kritikuar Qeverinë për planifikim jo të duhur të buxhetit për vitin...
    Të tjera
    Lajme02 Dhjetor 2023
    Të dielën do të mbahet seanca fillestare ndaj Naim Murselit, i cili dyshohet se ka organizuar vrasjen e bashkëshortes së tij, tashmë...
    Lajme02 Dhjetor 2023
    Ministri i Punëve të Jashtme dhe kreu i Partisë Socialiste të Serbisë, Ivica Daçiq ka deklaruar se politika e socialistëve bazohet në...
    Sport02 Dhjetor 2023
    Bayern Munich ka njoftuar shtyrjen e ndeshjes së sotme (e shtunë) ndaj Union Berlin për shkak të kushteve të rënduara atmosferike. Bavarezët...
    Bota/Rajoni02 Dhjetor 2023
    Fluturimet në aeroportin e dytë më të madh të Gjermanisë janë anuluar deri në mesditë. Dëbora e madhe përmbyti kryeqytetin e Bavarisë...
    Lajme02 Dhjetor 2023
    Gjykata Themelore në Prishtinë ka ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji të dyshuarit E.B,  i cili dyshohet se therri për...
    Lajme02 Dhjetor 2023
    Liridona Ademaj, 33-vjeçarja që u vra mbrëmjen e 29 nëntorit, është varrosur dje në varrezat e fshatit Cërmjan. Në ceremoninë e varrimit...

    FrontOnline, © 2023 Të gjitha të drejtat e rezervuara.