×
  • Lajme
  • Front TV
  • Front TV

    Ministri i Drejtësisë në Qeverisjen nën hije të PDK-së ‘ngel’ Albulena Haxhiun: Ka notën 1, s`realizoi asgjë

    Fatlum Berisha
    14 Gusht 2023

    Përparim Gruda është koordinator i Departamentit për Drejtësi në kuadër të Kabinetit për Qeverisje të Mirë (KQM) të Partisë Demokratike të Kosovës.

    Ai e ka notuar me njësh ministren e Drejtësisë Albulena Haxhiu.

    Kjo për shkak se janë rrëzuar disa ligje nga Kushtetuesja. Ajo ka bërë deklarata duke ndërhyrë në procese gjyqësore, deklarata jo profesionale, nuk realizoi asnjë nga premtimet e dhëna para votuesve”, tha Gruda për Front Online.

    Gruda përmendi edhe një zotim të Qeverisë Kurti, që sipas tij, tashmë është harruar krejtësisht.

    “Padinë për gjenocidi ndaj Serbisë, nuk po e përmendin fare. Kanë nënshkruar marrëveshje në Ohër, ku në preambulë thuhet se Serbia e Kosova pajtohen të tejkalojnë trashëgiminë e të kaluarës, që i bie me i fal ato krime”, u shpreh Gruda.

    “Një nga gjërat më të këqija të Ministrisë së Drejtësisë është propozimi i një ligji për Institutin e Krimeve të Luftës, i cili i quan krime lufte të gjitha ngjarjet deri në dhjetor të vitit 2000. Fiks siç thotë gjykata speciale në Hagë. Lufta ka përfunduar në qershor 1999. Mbas asaj nuk ka pasë luftë. Tjerat kanë qenë krime ordinere”, vazhdoi tutje Gruda.

    Gruda, PDK: Rrëzimi i disa neneve të Ligjit për Zyrtarët Publikë, shpëtuam mbushjen e administratës me militantë të VV-së

    Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka bërë me dije para dy jave se ka rrëzuar disa nene të Ligjit për Zyrtarët Publikë, të cilin e kishte dërguar për shqyrtim opozita.

    Kushtetuesja ka bërë me dije anëtaret e kësaj gjykate kanë vendosur se ligji nuk është në përputhje me disa nene të Kushtetutës.

    Koordinatori për drejtësi në PDK, Përparim Gruda në një intervistë për Front Online tha se e kanë paralajmëruar me kohë Qeverinë për këto shkelje.

    “Ligji u nënshkrua ndesh me Kushtetutën dhe MSA-në. Mos e sjellni në Kuvend për miratim sepse e dërgojmë në Kushtetuese, S`na dëgjuan as neve as BE-në”.

    Gruda thotë se me vendimin e Kushtetueses u ndalua largimi i njerëzve me kontratat të përhershme nga puna dhe mbushja e atyre pozitave me militantë të VV-së.

    “U parandalua largimi i mijëra njerëzve nga puna, qëllimi ishte të largohet mijëra njerëz që mbajnë vende në administratë publike në nivelin e mesëm dhe të lartë drejtues. Kjo u parandalua. U mbrojt administrata publike, shteti i Kosovës, janë njerëz që vendi u ka dhënë aktemërim të përhershëm dhe për cilët qeveritë kanë harxhu miliona euro në trajnim të tyre. U parandalua largimi kolektiv nga puna dhe mbushja me njerëz të VV-së në ato vende”.

    Gruda i PDK-së: VV-së i dështoi plani për kapjen e Prokurorisë me dështimin e Ligjit për Këshillin Prokurorial

    Gjykata Kushtetuese  ka shpallë të pavlefshëm Ligjin për Këshillin Prokurorial të Kosovës (KPK), pas kërkesës për vlerësim të kushtetutshmërisë së këtij ligji nga deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, vitin e shkuar.

    Disa nene të këtij ligji janë vlerësuar në mospërputhje me Kushtetutën e Kosovës.

    Përparim Gruda, koordinator i Departamentit për Drejtësi në kuadër të Kabinetit për Qeverisje të Mirë (KQM) të Partisë Demokratike të Kosovës, thotë se VV kishte qëllim të kapte Prokurorinë.

    “Ai ligj ka qenë ndesh me Kushtetutën, tendenca ka qenë të krijohet një përbërje e Këshillit prokurorial, e cila është e kontrolluar nga mazhoranca parlamentare. Dukej një synim me kap këshillin prokurorial, apo prokurorinë e shtetit, që do të ishte katastrofale për Kosovën që një parti me i kontrollu të gjitha pushtetet”.

    Gruda tha se subjekti i tij e mbështet Vettingun.

    “Vettingun e kemi mbështet. Po realizohet siç e ka prezantuar z.Memli Krasniqi. Kryetari i kishte dërguar dokument të shkruar Albin Kurtit dhe Albulena Haxhiut, duke e zhblloku procesin dhe sot janë amandamentet Kushtetuese në Gjykatë për vlerësim”, tregoi Gruda.

    “Qeveria Kurti nëse do le t`i ri-verifikojë listat e veteranëve, por jo t`ua mohojë 264 euroshin”

    Ndonëse është paraqitur si sukses nga Qeveria e Kosovës, ligji i ri që parasheh rritjen e pagës minimale në Kosovë, që u miratua të enjten e 13 korrikut në Kuvend, ka hasur në kundërshtime nga veteranët e luftës në Kosovë.

    Në parim, me të parashihet që paga minimale në Kosovë të arrijë vlerën e 264 eurove bruto për të gjithë të punësuarit, në sektor publik e privat.

    Megjithatë, kjo s`ndikon në rritjen e pensioneve të veteranëve, të cilët aktualisht i marrin 170.

    Përparim Gruda e ka konsideruar padrejtësi.

    “Ligji për Pagën minimale përjashton veteranët, i bie që veç ata po bënë me jetuar nën pagën minimale e tjerët jo”.

    Ai si koordinator i Departamentit për Drejtësi në kuadër të Kabinetit për Qeverisje të Mirë (KQM) të Partisë Demokratike të Kosovës i ka bërë thirrje Qeverisë ta zgjedh këtë telashe, qoftë edhe duke i ri-verifikuar listat.

    “Çfarë faji ka një veteran në Dukagjin, Drenicë, që ka qenë ushtar i vërtetë i UCK-së që Qeveria nuk i pastron listat. Prokuroria të hetojë, por Qeveria me zbërthye procesin, me dërguar prova, ose ta bëjë një proces të ri të verifikimit, ama jo veteranëve me ua mohu atë pagë minimale”.

    KESCO Premium hapet në Qendër të Prishtinës
    Nga Rubrika
    Lajme06 Dhjetor 2023
    Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila ka folur lidhur me ngjarjen tragjike që tronditin Kosovën. Ajo thotë se ka...
    Lajme06 Dhjetor 2023
    Për të enjten parashikohet të mbajë mot i vranët dhe pritet kohë pas kohe të ketë reshje lokale shiu dhe bore, njofton...
    Lajme06 Dhjetor 2023
    Ish-deputeti i Vetëvendosjes, Ilir Deda, ka folur mbi deklaratën e ministrit të Infrastrukturës, Liburn Aliu, i cili ditë më parë tha se...
    Të tjera
    Lajme06 Dhjetor 2023
    Ish-deputeti Ilir Deda ka folur për politikën kosovare në këto katër vjet, duke e konsideruar 14 shkurtin e vitit 2021 një datë që...
    Lajme06 Dhjetor 2023
    Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka thënë se pavarësisht progresit në dialog siç është Marrëveshja e Brukselit dhe ajo e...
    Lajme06 Dhjetor 2023
    Ditë më parë kryeministri, Albin Kurti kishe deklaruar se ekzistojnë grupe sikurse ato në Banjskë të cilat po përgatiten në Serbi, për...
    Lajme06 Dhjetor 2023
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka folur për situatën në vend, me theks të veçantë për sigurinë dhe...
    Vip06 Dhjetor 2023
    Banorja e Big Brother VIP Kosova, Kaderi ka pasur një bisedë të gjatë me konkurrenten tjetër të këtij formati, Edonën. Ajo ka...
    Vip06 Dhjetor 2023
    Konkurrentja e Big Brother VIP Kosova, Alby ka zhvilluar një bisedë me Edonën dhe Kaderin, në oborrin e shtëpisë së “Vëllait të...

    FrontOnline, © 2023 Të gjitha të drejtat e rezervuara.