×
  • Lajme
  • Lajme

    Ministri i Arsimit shkarkon 4 anëtarët e Bordit të UP’së, i zëvendëson menjëherë

    FrontOnline
    24 Qershor 2020

    Ministri i Arsimit, Ramë Likaj, që vjen nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka shkarkuar 4 anëtarët e bordit të Universitetit të Prishtinës, Muharrem Bajrami, Fisnik Reçica, Mentor Geci dhe Muzafere Limani, të emëruar nga ministrja, Hykmete Bajrami.

    Emërimi i Limanit ishte bërë në muajin mars kurse i tre tjerëve në muajin maj.

    Në vend tyre ministri Likaj, ka emëruar Mimoza Hasani-Pllana, Arton Demhasaj, Merita Bogaj dhe Ujkan Bajra. Ky i fundit, ka qenë kryesues i Këshillit drejtues të UP-së por bashkë me 2 tjerë ishte shkarkuar nga ministrja Bajrami, njofton Koha.

    “Shfuqizohet vendimi i datës 4.03.2020 për plotësim ndryshimin e vendimit nr.ref.01/B/248 dhe vendimi i datës 13.05.2020 për emërimin e anëtarëve të Këshillit drejtues të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”. Emërohen anëtarët e Këshillit drejtues të Universitetit të Prishtinës ‘Hasan Prishtina’ me përbërjen si vijon: Mimoza Hasani-Pllana, Ujkan Bajra, Arton Demhasaj, Merita Bogaj”, thuhet në vendim.

    Këshilli drejtues i Universitetit të Prishtinës, ka 9 anëtarë. Sipas statutit të UP-së, Ministria e Arsimit, emëron katër anëtarë derisa Senati zgjedhë pesë anëtarë tjerë nga personeli akademik i Universitetit.

    NimiTV ofron 30% zbritje për Black Friday
    Nga Rubrika
    Kronika23 Shtator 2023
    Policia e Kosovës ka bërë të ditur se orët e para të 22 shtatorit është hedhur granatë dore në oborrin e një...
    Lajme23 Shtator 2023
    Remzi Kica, babai i deputetes së LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili e cila dikush ishte pjesë e grupit parlamentar e VV-së, ka thënë se...
    Lajme23 Shtator 2023
    Brenda dhjetë vitesh, ekspertet e shohin Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK) anëtare në NATO. Këtë e bazojnë në interesin e dyanshëm...
    Të tjera
    Bota/Rajoni23 Shtator 2023
    Presidenti amerikan Joe Biden, planifikon t’i japë Ukrainës raketa të avancuara me rreze të gjata për të ndihmuar Kievin në kundërofensivë të...
    Kronika23 Shtator 2023
    Është grabitur një punëtor i një poste të shpejtë në Pejë, i cili ka raportuar se i është vjedhur çanta me rreth...
    Kronika23 Shtator 2023
    Dy vajza të mitura janë rrahur nga dy të tjera në fshatin Kovragë të Istogut. Policia ka bërë të ditur se sipas...
    Sport23 Shtator 2023
    Matthijs De Ligt është në një situatë shumë të rëndë, pasi ka humbur vendin e titullarit te Bayern Munich. Trajneri i bavarezëve,...
    Kronika23 Shtator 2023
    Është arrestuar një person në Pejë, pasi i njëjti dyshohet se ka ushtruar dhunë psiqike ndaj babait të tij. Policia ka bërë...
    Kronika23 Shtator 2023
    Është arrestuar një grua në Ferizaj, pasi e njëjta e kishte sulmuar një zyrtare policore e cila ishte duke u marrë me...

    FrontOnline, © 2023 Të gjitha të drejtat e rezervuara.