×
  • Lajme
  • Lajme

    Ministri grek u takua edhe me Vjosa Osmanin

    FrontOnline
    09 Tetor 2020

    Ministri i Punëve të Jashtme të Greqëisë, Nikos Dendias po qëndron në vizitë në Kosovë, i cili tani më është takuar edhe kryeparlamentaren Vjosa Osmani.

    Osmani derisa ka falënderuar Dendias për mbështetjen, ka shtuar edhe se shpreson që kjo mbështetje të konkretizohet me njohje format të shtetit të Kosovës.

    Në takim u diskutua për bashkëpunimin bilateral ndërmjet të të dy vendeve, me fokus të posaçëm në sferën e ekonomisë, shëndetësisë dhe arsimit.

    Për më tepër, u diskutua edhe për zhvillimet në fushën e dialogut dhe procesin e integrimit evropian, me ç’rast falënderoi Greqinë për mbështetje në procesin e liberalizimit të vizave.

    Kryeparlamentarja Osmani theksoi se Kuvendi i Kosovës ka përcaktuar vijat e kuqe në raport me dialogun me Serbinë.

    Të dy bashkëbiseduesit folën edhe për situatën me menaxhimin e pandemisë, efekteve të saj si dhe vështirësitë ekonomike.

    Më tej, kryetarja e Kuvendit ka shfaqur interesimin për zhvillimin e bashkëpunimit ndërparlamentar dhe në këtë kontekst e ka njoftuar ministrin grek për konstituimin e Grupit të miqësisë me Greqinë.

    Nga Rubrika
    Lajme18 Janar 2025
    Sot, komandanti i KFOR-it, Enrico Barduani, u takua me shefen e Misionit Vëzhgues të Zgjedhjeve nga Bashkimi Evropian, Nathalie Loiseau në Prishtinë....
    Lajme18 Janar 2025
    Ish drejtuesit e t Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj shpallën kandidaturën e...
    Lajme18 Janar 2025
    Petrit Selimi, analist, ka shkruar një status, në të cilin ka komentuar fushatën elektorale, që tashmë ka hyrë në javën e dytë....
    Të tjera
    Zgjedhjet 202518 Janar 2025
    Kandidati për kryeministër nga radhët e AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se Kosova nuk e do as izolimin e as mashtrimin. Përmes...
    Lajme18 Janar 2025
    Ambasadori i SHBA-së në Beograd, Christopher Hill, në një intervistë për mediat serbe është pyetur edhe për rolin dhe angazhimin e SHBA-së...
    Sport18 Janar 2025
    Aktualisht, Marcus Rashford është opsioni më realist që Barcelona mund të transferojë në janar, megjithëse është larg të qenit e sigurt që...
    Lajme18 Janar 2025
    Koalicioni i organizatave jo-qeveritare “Demokracia në Veprim” (DnV) ka mbajtur sot një konferencë për media ku ka paraqitur raportin e saj mbi...
    Zgjedhjet 202518 Janar 2025
    Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku, në një tubim zgjedhor në Lugun e Baranit tha se mbështetja e tyre është shenjë...
    Kronika18 Janar 2025
    Për një ditë në Kosovë, janë regjistruar 55 aksidente trafiku. Sipas të dhënave të Policisë, 13 aksidente u regjistruan me të lënduar,...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.