×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Ministri gjerman jep një lajm të mirë për masat e izolimit

    FrontOnline
    04 Shkurt 2021

    Ministri gjerman i Shëndetësisë, Jens Spahn, ka lënë të kuptohet se masat kufizuese mund të largohen para pranverës, pasi numri i rasteve të reja në Gjermani po zvogëlohet.

    Spahn tha se qëllimi për Gjermaninë mbetet parandalimi i mbingarkesës së sistemit shëndetësor e jo shmangia e secilit infektim, shkruan The Guardian, transmeton Gazeta Express.

    “Nuk mund të qëndrojmë në këtë izolim të fortë tërë dimrin. Nuk do ta toleronim mirë këtë si shoqëri. Ulja e shifrave në zero dhe mbajtja e tyre në atë nivel vjen me një kosto joproporcionale në fushat tjera të jetës”, tha ai.

    Gjermania hyri në izolim të pjesshëm në nëntorin e vitit të kaluar, duke i mbyllur baret, restorantet, qendrat kulturore dhe sportive. Në mesin e dhjetorit u mbyllën edhe shkollat dhe dyqanet e produkteve joesenciale. Në janar më pas u ashpërsuan rregullat për përdorimin e maskave dhe punës nga shtëpia për shkak të frikës nga variantet e reja të virusit.

    Numri i rasteve të reja të infektimeve dhe pacientëve në repartet e kujdesit intensiv ka rënë vazhdimisht që nga fillimi i vitit, trend që ministri Spahn e quajti inkurajues, shkruan The Guardian, transmeton Gazeta Express.

    Kancelarja Angela Merkel dhe udhëheqësit rajonalë të 16 shteteve gjermane do të takohen të mërkurën për të vendosur rreth afatit të masave kufizuese, sepse ato tash për tash janë paraparë të jenë në fuqi deri më 14 shkurt.

    Curri: Atdheu dhe Xhuli ia kaluan për shpejtësi të krijimit të lidhjes, Vivien dhe Getinjos (VIDEO)
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni29 Mars 2024
    Një autobus me rreth 60 pasagjerë u aksidentua në shtetin perëndimor të Gjermanisë Veriore-Vestfalia, duke lënë të lënduar 21 persona, njëri prej...
    Bota/Rajoni29 Mars 2024
    Artileri e madhe ushtarake serbe, është parë duke u larguar mbrëmë nga komunat e Luginës së Preshevës. Klan Kosova ka siguruar pamje...
    Bota/Rajoni29 Mars 2024
    Dy tërmete kanë goditur mëngjesin e ditës së premte Greqinë. Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për dy tërmete, njëri...
    Të tjera
    Bota/Rajoni29 Mars 2024
    Artileri e madhe ushtarake serbe, është parë duke u larguar mbrëmë nga komunat e Luginës së Preshevës. Klan Kosova ka siguruar pamje...
    Lajme29 Mars 2024
    Ish-kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ka thënë se vota kundër Kosovës e Malit të Zi në Komitetin për Politikë dhe...
    Bota/Rajoni29 Mars 2024
    Dy tërmete kanë goditur mëngjesin e ditës së premte Greqinë. Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për dy tërmete, njëri...
    Lajme29 Mars 2024
    Lidhur me çështjen e rrymës në veri për Front Online ka folur edhe kryesuesi i Asamblesë Komunale të Mitrovicës Veriore, Nexhat Ugljani....
    Lajme29 Mars 2024
    Sot do të mbahet mbledhja e radhës e Kryesisë së Kuvendit. Në rend dite votimi i disa marrëveshjeve ndërkombëtare e themelimi i...
    Lajme29 Mars 2024
    Edhe Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka sfiduar opozitën, duke thënë se janë të gatshme për zgjedhje të reja, madje qysh javën...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.