×
  • Lajme
  • Lajme

    Ministri Aliu godet AAK-në dhe LDK-në, u ndërpret projekte milionëshe në komunat e tyre

    Fatlum Berisha
    04 Gusht 2021

    Arban Abrashi i LDK-së i nënshkruajti në cilësinë e Ministrit të Infrastrukturës. E Muharrem Nitaj i AAK-së në atë të ministrit në detyrë të Ekonomisë dhe Ambientit.

    Megjithatë, memorandumet që të dy këta ish-partnerë koalicioni në nivelin qendror i lidhën gjatë fillimit të 2021-s me disa Komuna, kryesisht të drejtuara nga kryetarë të partive të tyre, ua ka ndërprerë pushteti i ri tash kur këto dikastere i ka bashkuar në një të vetëm.

    Është ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu nga radhët e Vetëvendosjes që zhvlerësoi bashkëpunimin me Deçanin, Suharekën, Rahovecin, Gjakovën, Obiliqin & Junikun, që të gjitha komuna të udhëhequra nga AAK-ja. Krahas tyre, edhe atë me Pejën e Gazmend Muhaxherit të LDK-së. Mëshirë, Aliu s`pati as për ujdinë që dikasteri që tash e drejton e pati zyrtarizuar me Mitrovicën, e qeverisur nga Agim Bahtiri, politikan ky i afërt me subjektin e tij, LVV-në.

    Kjo vërtetohet me anë të një dokumenti të datës 20 maj 2021, të cilin e ka siguruar portali “Front Online”.

    Me memorandumet e nënshkruara parashihej që Ministritë, atëherë të ndara në dysh, t`ua financonin disa projekte infrastrukturore komunave.

    E anulimin e tyre, Ministri Aliu e ka arsyetuar para komunarëve duke përmendur dy arsye, të cilat siç thotë e kanë shtyrë të ndërmarrë këtë veprim.

    E para lidhet me fuzionimin e disa ministrive në një të vetme.

    Kurse, e dyta me pandeminë.

    “Për shkak të situatës me COVID-19 dhe masave të marra nga Qeveria e Kosovës për mbështetje të bizneseve që janë goditur si pasojë e mbylljes së tyre dhe orientimit të fondeve në luftimin e pasojave ju njoftojmë se MMPHI, tërhiqet nga obligimi financiar i marrë në memorandumet e mirëkuptimit për financim të projekteve në komunën tuaj”, thuhet në dokumentin e siguruar nga “Front Online”.

     

    Ministri Aliu “sakaton” Obliqin, kryetari i kësaj të fundit e quan politik vendimin

    Arsyetimet e Ministrit Aliu nuk po i pranon Xhafer Gashi, kryetar i Obliqit, njërës nga komunat përfituese.

    Politik e ka quajtur anulimin e dy projekteve komunale të tij, njërit për infrastrukturë 900 mijë euro dhe tjetrit për ambient 600 mijë sosh.

    “Po flitet për zhvillim ekonomik a këndej e ndalë projektin për infrastrukturë të zhvilllimit industrial rreth 900 mijë euro. Sa i përket projektit të ambientit, ju e dini, ja ka nevojë Obliqi për të tilla memorandume, ja nuk e di cila komunë tjetër”, u shpreh Gashi për “Front Online”.

    Aliu i “rrafshon” projektet në Rrafshin e Dukagjinit

    Komunat që e kanë pësuar më së shumti nga vendimi për anulim i Ministrit Aliu janë ato që ndodhën në Rrafshin e Dukagjinit.

    Njëra nga to është Gjakova. Këtu me gjasë do të mbetën pa u asfaltuar shtatë rrugë. E pezullim do të ketë edhe sa i përket ndërtimit të rrugës hyrëse në Gjakovë nga ana veriore, nga drejtimi i Pejës dhe rrugës transite që lidhë rrugën hyrëse nga Peja me rrugën hyrëse nga Prishtina. Kjo meqë mjetet që Ministria e Infrastrukturës i kishte zotuar për këto projekte hyjnë në kuadër të shumave të anuluara nga Ministri Aliu.

    Për realizimin e tyre u patën marrë vesh në fillim të 2021-s, Arban Abrashi i LDK-së, atë kohë Ministër i Infrastrukturës dhe Ardian Gjini i AAK-së, kryetar i Gjakovës.

    Partitë e tyre, atë kohë, ishin partnere koalicioni në nivelin qendror, shkruan “Front Online”.

    Rahoveci është tjetri qytet i dëmtuar.

    Ndërtimin e sheshit këtu nuk do të mbulojë financiarisht Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.

    I pari i saj, Liburn Aliu, e prishi ujdinë për shëtitoren që e kishin arritur pararendësi i tij, Arban Abrashi dhe kryetari rahovecian, Smajl Latifi.

    Këtij të fundit s`po i pëlqen aspak kjo.

    “Komunave nuk ish dashtë t`u ndërpriten projektet. Ka pasë linja tjera buxhetore. Se a është vendimi politik ose jo duhet të pyeten ata. Po nuk është aspak mirë që i ka ndalë sepse në komunat e Kosovës punohet”, vlerësoi Latifi për “Front Online”.

    Ministri Abrashi si Gjakovën, njëjtë e kishte ndihmuar edhe një komunë tjetër të udhëhequr nga AAK-ja, partneri i koalicionit në nivel qendror më 2021.

    E kishte shpërblyer me memorandum afër 1 milion euro Klinën për katër projekte infrastrukturore.

    Buxheti qendror kah bashkëpartiakët e nivelit lokal

    Pas tyre, Abrashi krah u doli edhe komunave që drejtohen nga kolegët e tij të partisë.

    Ai ndihmoi Pejën e Gazmend Muhaxherit të LDK-së me 1.4 milionë euro për disa projekte infrastrukturore, realizimi i të cilave u tha të jetë i rëndësishëm.

    Për të vetit u përkujdes sa ishte ministër në detyrë i Ekonomisë dhe Ambientit, edhe Muharrem Nitaj, shkruan “Front Online”.

    Ai hodhi firmën e tij në një memorandum mirëkuptimi në vitin 2021, me të cilin dikasteri që drejtonte obligohej të investonte 650.000 mijë euro në disa projekte kapitale në Suharekën e Bali Muharremajt, bashkëpartiakut të tij.

    Keq nuk e la as Bashkim Ramosajn, kryetarin e komunës së Deçanit, me të cilin ranë dakord për pesë marrëveshje bashkëpunimi e që kishin të bënin me finalizimin e projekteve të kanalizimit për 18 fshatra.

    Këto projekte do të mbesin në gjysmë, shkruan “Front Online”.

    Megjithatë, ato Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, mund t`i financojë prapë.

    Të hapur si mundësi këtë e ka lënë vetë i pari i saj, Liburn Aliu, në letrën dërguar kryetarëve të komunave, të prekura nga vendimi i tij./Front Online/

    Dyfish n’plus me ArtMotion
    Nga Rubrika
    Lajme19 Prill 2024
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka kujtuar heroin e kombit, Sali Çekaj në 25-vjetorin e rënies. Haradinaj...
    Lajme19 Prill 2024
    Votimi pro për anëtarësim të Kosovës në Këshill të Evropës nga Asambleja Parlamentare, e ka egërsuar qasjen e Serbisë ndaj shqiptarëve të...
    Lajme19 Prill 2024
    Me vendim të Komunës së Prishtinës të premten ora e parë e mësimit në të gjitha shkollat e ciklit të mesëm të...
    Të tjera
    Lajme19 Prill 2024
    Çmimet e naftës dhe arit janë rritur menjëherë pas sulmit izraelit drejt Iranit. Investitorët kanë ndjekur nga afër reagimin e Izraelit ndaj...
    Lajme19 Prill 2024
    Drejtori i Institutit KIPRED, Lulzim Peci ka thënë se ka informacione se anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës mund të shtyhet,...
    Lajme19 Prill 2024
    Deputeti i partisë në pushtet Vetëvendosje, Enver Dugolli, duke komentuar sjelljen e Serbisë ndaj qytetarëve të Kosovës ka thënë se kjo është...
    Lajme19 Prill 2024
    Njohësi i proceseve zgjedhore, Mazllum Baraliu, deklaron për Front Online se ka shumë faktorë që do të ndikojnë në votimet e së...
    Lajme19 Prill 2024
    Delegacioni i Bankës Qendrore të Kosovës, i kryesuar nga Guvernatori Ahmet Ismaili, është takuar në Washington D.C. për diskutime konstruktive, me zyrtarë...
    Lajme19 Prill 2024
    Pas arrestimit të dy të rinjve në Schaffhausen, të dyshuar si bashkëpunëtorë të rrjetit terroist ISIS, dalin në dritë detaje të reja...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.