×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Ministri Abrashi shkel masat anti-COVID -Merr pjesë në ndejë me plot njerëz e muzikë

    FrontOnline
    15 Tetor 2020

    Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, të mërkurën ka qëndruar në Rugovë të Pejës. Aty ka përuruar asfaltimin e një rruge bashkë me kryetarin e komunës, Gazmend Muhaxheri. E pas punëve që kishin, duket se i kanë lënë vend argëtimit me këngë patriotike në një lokal në Rugovë.

    Arban Abrashit duket se nuk po i bëhet vonë për masat që ka vënë Qeveria (pjesë e të cilës është edhe vetë), për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

    Pas përurimit të asfaltimit të një rruge në bjeshkët e Rugovës, ai bashkë me kryetarin e Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, kanë drekuar në një lokal në të cilin nuk respektoheshin masat anti-covid.

    Në një video të siguruar nga Express, mes këngësh patriotike me çifteli, Abrashi e Muhaxheri shihen duke drekuar në vendin ku distanca fizike nuk respektohet.

    Po ashtu, aty nuk është respektuar as vendimi që në një tavolinë të jenë vetëm pesë persona, pasi në video shihet se shumica e tavolinave tejkalojnë këtë numër.

    Edhe vetë Abrashi ka postuar foto e video në rrjetet sociale, ku shihen rugovasit me veshjet e tyre tradicionale duke kërcyer.

     

     

    Menaxho shpenzimet dhe fito zbritje me aplikacionin e Petrol Company
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni18 Prill 2024
    Bisedimet virtuale midis ShBA-së dhe Izraelit për një ofensivë të mundshme në Rafah kanë filluar, sipas zëdhënësit të Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë...
    Bota/Rajoni18 Prill 2024
    Lideri i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski, lidhur me njoftimin e ministrit të Punëve të Jashtme, Bujar Osmani për rishikimin e pjesëmarrjes së Maqedonisë...
    Bota/Rajoni18 Prill 2024
    Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj u nis sot për një vizitë zyrtare në Maltë. Ai do të pritet në një...
    Të tjera
    Sport18 Prill 2024
    Edon Zhegrova ka vendosur ta ndërrojë agjentin, duke nën shkruar me Hasan Cetinkayan dhe agjencinë “HCM SPORTS MANAGEMENT”. Zhegrova po kalon formë...
    Lajme18 Prill 2024
    I dërguari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka dhënë detaje për takimet që ka zhvilluar me kryenegociatorin e...
    Lajme18 Prill 2024
    Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës, Dejan Jankoviqit, po mbahet në burg në Serbi, për këtë ish-nënkoloneli, Rrahman Sylejmani, ka thënë se Serbia...
    Bota/Rajoni18 Prill 2024
    Tre-vjeçari nga Shqipëria, i cili dyshohet se është rrëmbyer nga gjyshërit e tij, nuk është gjetur ende. Policia njoftoi të enjten se...
    Lajme18 Prill 2024
    Njohësi i marrëdhënieve ndërkombëtare, Dritëro Arifi për FrontOnline thotë se kjo nuk është hera e pare që Serbia shkelë marrëveshjet apo konventat...
    Lajme18 Prill 2024
    Departamenti amerikan i Shtetit i ka bërë thirrje Serbisë të vetëpërmbahet nga veprimet e njëanshme dhe të pakoordinuara, dhe ka thënë se...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.