×
  • Tenderët
  • Tenderët

    Ministri Abrashi “lëshon dorën”, në javën e parë bën gati 120 milionë euro tenderë (Dokument)

    FrontOnline
    10 Qershor 2020

    Ministri i ri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, një javë pas marrjes së detyrës ka shpall tenderë në vlerë prej rreth 120 milionë euro, raporton portali “Front Online”.

    Sipas njoftimit paraprak për shpallje të tenderëve infrastrukturor, Ministria e Infrastrukturës ka planifikuar shpalljen e tenderit në vlerë prej 74 milionë euro për ndërtimin e Autostradës Prishtinë-Gjilan-Konçul, raporton “Front Online”.

    Këtë tender, ndërtimin e Autostradës Prishtinë-Gjilan-Konçul, e kishte shpallur në fillim të këtij viti ish-ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj, por të njejtin e kishte anuluar menjëherë pasardhësi i tij në Ministri, Lumir Abdixhiku, me arsyetimin se tenderi në vlerë prej 106 milionë euro është shpallë pa miratim të buxhetit të vitit 2020 në Kuvendin e Kosovës.

    Pezullohet tenderi 106 milionësh i Pal Lekajt (Dokumente)

    Për tenderin e shpallur nga Lekaj pa mbulesë buxhetore kishte raportuar portali “Front Online” më 17 janar 2020.

    “Masakra” me buxhetin, Pal Lekaj në fund të mandatit shpall tenderin 110.6 milionë euro (Dokumente)

    Ministria e Infrastrukturës ka njoftuar për shpalljen edhe të një tenderi tjetër në vlerë të madhe financiare, përkatësisht zgjerimin e rrugës regjionale R102 Komoran-Skenderaj, vlera e parashikuar e së cilit kalon shifrën prej 13 milionë euro.

    Ndërsa ndërtimi i kyçjeve që bëjnë lidhjen në autostradën R6 do të kushtojë mbi 8 milionë euro.

    Për sinjalizimin dhe mirëmbajtjen e pajisjeve në rrugët Nacionale dhe Rajonale të Kosovës parashihet të shpenzohen 7 milionë euro nga Ministria e Infrastrukturës, etj.

    /Front Online/

    Arban Abrashi në javën e parë bën gati 120 milionë euro tenderë

    Autostrada Prishtinë-Gjilan-Konçul= 74 milionë euro

    Zgjerimi i rrugës Komoran-Skenderaj= 13 milionë euro

    Ndërtimi i kyçjeve në Autostradën R6= 8 milionë euro

    Etj.

    Nga Rubrika
    Lajme21 Nëntor 2024
    Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve ka shpallur sot tenderin 56 milionësh ndërtimin dhe rindërtimin e stadiumeve në Ferizaj, në Pejë, në...
    Hulumtime24 Qershor 2024
    Komuna e Deçanit e cila drejtohet nga Bashkim Ramosaj ka shpërblyer me tender 7.8 milionë euro konsurciumin “Lika Company & Lika Trade”...
    Tenderët29 Maj 2024
    Policia e Kosovës ka shpallur një tender prej hiç më pakë se 465 mijë euro për furnizim me pizhame, si dhe çorapë...
    Të tjera
    Sport05 Dhjetor 2024
    Njerëzit mbetën të hutuar ndërsa Donald Trump iu drejtua fansave përpara ceremonisë zyrtare të shortit të Kupës së Botës për Klube në...
    Vip05 Dhjetor 2024
    Gjesti dhe Driloni e kanë diskutuar zbritjen e çmimit të madh nga Lela nga 170 mijë në 165 mijë euro për informatën...
    Lajme05 Dhjetor 2024
    Në edicionin e sontëm të Rubikonit me Adriatik Kelmendit, në mesin e shumë temave u diskutua edhe për ecurinë e seancës së...
    Lajme05 Dhjetor 2024
    Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancë për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, ka thënë se sonte në seancên e Kuvendit ka...
    Bota/Rajoni05 Dhjetor 2024
    Një aksident me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar mbrëmjen e së enjtes në aksin rrugor Gosë-Vilë Bashtovë. Sipas të dhënave...
    Lajme05 Dhjetor 2024
    Burim Ramadani, ekspert i sigurisë, ka thënë se në Gjykatë Speciale ka edhe staf joprofesional sidomos në aspektin e përkthimit. Ai  ka...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.