×
  • Lajme
  • Lajme

    Ministres së Jashtme të Kosovës vetëm ora e dorës i kushton 11 mijë euro

    FrontOnline
    24 Qershor 2020

    Ministrja e re e Punëve të Jashtme të Kosovës, Meliza Haradinaj duket se i ka qejf orët e dorës. Veç një e tillë që e mori si dhuratë nga bashkëshorti i saj, kap vlerën e 11 mijë eurove.

    Meliza Haradinaj-Stublla u bë e njohur për publikun gjatë kohës së qeverisjes Haradinaj. Aty ajo mbante postin e këshilltares së kryeministrit, shkruan lajmi.net.

    Ministrja e re e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, në deklarimin e pasurisë gjatë vitit të kaluar, kishte treguar se e posedon një orë dore, në vlerë hiç më pak se 11 mijë euro.

    Të njëjtën, sipas deklarimit ajo e ka dhuratë nga bashkëshorti i saj, i cili asaj ia bleu para pesë vitesh.

    Deklarimi i plotë: Kliko këtu.

    Përveç kësaj, Haradinaj në AKK kishte deklaruar edhe dy vetura luksoze, “Range Rover” në vlerë të 40 mijë eurove, si dhe “BMW”, në vlerë të 25 mijë eurove, të dy këto në pronësi të bashkëshortit.

    Ndryshe, Meliza Haradinaj do të udhëheq me një dikaster jashtëzakonisht problematik, pasi dihet fushata e egër e Serbisë në politikën e jashtme kundër Kosovës.

    Kosova që tri vite nuk e ka marrë asnjë njohje të shtetësisë së saj, ani pse gjatë kësaj periudhe në kolltukun e ministrit të Jashtëm janë ulur tre persona të ndryshëm.

    Nga Rubrika
    Lajme11 Maj 2025
    Sot rreth orës 21:00 në rrugën ‘C’ në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku në mes të një automjeti dhe një këmbësori....
    Lajme11 Maj 2025
    Dy persona kanë raportuar në polici, se derisa janë takuar me 24-vjeçarin A.T., të cilit ia kanë dhënë një pistoletë për t’ia...
    Lajme11 Maj 2025
    Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka nisur fushatën e zgjedhjeve lokale nga Prizreni. Në një postim të bërë nga partia e...
    Të tjera
    Bota/Rajoni11 Maj 2025
    Sali Berisha e ka quajtur Baton Haxhiun, ‘gënjeshtar të gatshëm’ të Edi Ramës, shkaku i exit pollit të publikuar nga Albanian Post,...
    Bota/Rajoni11 Maj 2025
    Një nuse e veshur me fustan të bardhë ka vendosur të votojë në ditën e saj të dasmës në një qendër votimi...
    Bota/Rajoni11 Maj 2025
    Sali Berisha nga Partia Demokratike u shpreh i ashpër me gazetarin Baton Haxhiu, pasi exit polli i tij nxori PD-në në vendin...
    Bota/Rajoni11 Maj 2025
    Analisti Baton Haxhiu shprehet me bindje në “Opinion” se fitues në këto zgjedhje është Edi Rama, si udhëheqës i Partisë Socialiste e...
    Bota/Rajoni11 Maj 2025
    Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky thotë se është i gatshëm të takojë presidentin rus Vladimir Putin “personalisht” në Stamboll të enjten për bisedime...
    Bota/Rajoni11 Maj 2025
    Ka përfunduar edhe zyrtarisht votimi në zgjedhjet parlamentare në Shqipëri, me Exit Pollet që e tregojnë Partinë Socialiste fituese. Komisioneri Shtetëror i...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.