[wp-story]

Lajme

Ministrat Shala dhe Bekteshi pajtohen për të gjetur një zgjidhje për barrierat tregtare

Ministrat Shala dhe Bekteshi pajtohen për të gjetur një zgjidhje për barrierat tregtare
12:18 | 20 Gusht 2019

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala është takuar sot në Prishtinë me ministrin e Ekonomisë së Maqedonisë së Veriut, Kreshnik Bekteshi për mundësinë e heqjes së masave të vendosura për disa produkte të Maqedonisë së Veriut, që ka ardhur si rezultat i ndalimit të rasadit të peshkut nga Kosova.

Ministri Shala dhe Bekteshi janë dakorduar që deri të premten Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës në Kosovë, t’i dërgoj një raport Agjencisë së Ushqimit të Maqedonisë me analiza nga programi adekuat për monitorimin e produkteve, në këtë rast të vezëve të peshkut nga Kosova.

Ministri Shala tha se vetëm pasi të hiqen barrierat për peshk, mund të hiqet reciprociteti për mjaltë dhe patate.

Ndërsa, ministri Bekteshi po ashtu tha se pasi të sigurohen nga AVUK do të marrin vendim.

Ai tha se masa për peshk kanë marrë ndaj të gjitha shteteve që nuk sigurojnë cilësi për peshq./FrontOnline/

“M Sillosi” S’ka nëvojë për panik, grurë ka me bollëk

Të tjera