×
  • Lajme
  • Lajme

    Mini-Schengeni: BE-ja mbështet secilën nismë që ndihmon bashkëpunimin rajonal

    FrontOnline
    20 Shtator 2020

    Bashkimi Evropian mbështet secilën nismë e cila ka për qëllim rritjen e bashkëpunimit rajonal në Ballkanin Perëndimor. Nëse ideja e asaj që është quajtur Mini-Schengen është kjo, atëherë edhe BE-ja e mbështet atë. Në BE përkujtojnë po ashtu se bashkëpunimi rajonal mes vendeve të rajonit, pos që është në interes të vetë këtyre shteteve, është edhe obligim nga procesi i Stabilizim-Asociimit.

    Ajo që disa diplomatë të BE-së e shohin si problematikë është vetë emërtimi si Mini-Schengen, sepse nëse e marrin si shembull zonën Schengen në kuadër të BE-së, ka shumë dallime në qasje. Schengeni në BE është hapësira e lëvizjes së lirë të njerëzve, pa pasur nevojë të ndalen në kufij. Madje vetë brenda BE-së ka shtete të cilat nuk janë në Schengen. Disa nuk janë pranuar ende, si Kroacia, Rumania dhe Bullgaria dhe disa të tjera nuk kanë dashur, si Irlanda e deri vonë sa ishte anëtare e BE-së edhe Britania e Madhe. Ka edhe shtete të cilat nuk janë anëtare të BE-së e janë në Schengen, si Zvicra, Norvegjia dhe Islanda. Liria e lëvizjes së mallrave, që e kanë shprehur shpesh si qëllim të Mini-Schengenit presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në BE rregullohet përmes tregut unik të BE-së.

    Ka edhe diplomatë të BE-së, të cilët e shohin këtë nismë si një mundësi që vendet e Ballkanit Perëndimor, duke e marrë shembullin e BE-së, të rrisin bashkëpunimin e tyre dhe të zvogëlojnë barrierat tregtare. Por kjo nuk do t’u ndihmojë për t’u anëtarësuar në BE në ndonjë mënyrë direkte, pasi integrimi në BE vazhdon të jetë një proces i cili varet nga meritat individuale të shteteve të rajonit në përmbushjen e kritereve të nevojshme.

    Madje një ditë kur ndonjë shtet i rajonit të bëhet anëtar i BE-së do të duhej të dilte nga çfarëdo nisme rajonale tregtare apo e lëvizjes së lirë. Sepse vendet anëtare të BE-së nuk kanë të drejtë të jenë zona të tilla jashtë territorit të Bashkimit Evropian. Por pasi integrimi në BE për shumë vende të rajonit duket si shumë i largët, atëherë edhe bashkëpunimi më i ngushtë gjithëpërfshirës në rajon do të ishte një mundësi e mirë për të përfituar pa pritur anëtarësimin në BE. Bashkimi Evropian pritet që së shpejti të dalë edhe me një plan të veçantë të investimeve në rajonin e Ballkanit, e ai po ashtu do të ketë për qëllim që të nxisë bashkëpunimin rajonal.

    Në rajonin e Ballkanit Perëndimor tashmë ka shumë nisma për bashkëpunim rajonal, nga CEFTA deri tek Këshilli i Bashkëpunimit rajonal. Po ashtu Gjermania në bashkëpunim me disa shtete të tjera anëtare ka nisur edhe Procesin e Berlinit. Synimi i tyre është rritja e stabilitetit përmes bashkëpunimit rajonal, zhvillimit të infrastrukturës dhe rritjes ekonomike. Por për suksesin e të gjithave, thonë në BE, është parakusht që të ketë vullnet politik dhe gatishmëri për zgjidhjen e mospajtimeve në mënyrë paqësore. Nga kjo, thonë në BE, do të varet edhe suksesi i nismave, çfarë është ajo të cilën e kanë pagëzuar si Mini-Schengeni Ballkanik.

    Nga Rubrika
    Lajme15 Mars 2025
    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) sot pritet t’i shpallë rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit. Zëdhënësi i KQZ-së, Vlamir Elezi,...
    Lajme15 Mars 2025
    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Sali Zyba, për FrontOnline ka deklaruar se procesi zgjedhor është brenda afateve zgjedhore kushtetuese dhe se vullneti i...
    Lajme15 Mars 2025
    Ka kaluar më shumë se një muaj nga mbajtja e zgjedhjeve parlamentare në Kosovë, përderisa Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ) ende nuk i...
    Të tjera
    Bota/Rajoni14 Mars 2025
    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur para pak minutash në Vlorë, ku një grua nën ndikimin e alkoolit e ka përplasur disa...
    Bota/Rajoni14 Mars 2025
    Presidenti francez Emmanuel Macron i ka bërë thirrje Rusisë që të pranojë propozimin e armëpushimit 30 ditor. Macron ka nënvizuar se ka...
    Sport14 Mars 2025
    Ka pasur shumë diskutime në Spanjë këtë javë pas penalltisë së anuluar të Julian Alvarez nga VAR-i në ndeshjen ndaj Real Madridit,...
    Lajme14 Mars 2025
    Me ftesë të ambasadës së Turqisë në Kosovë, kryeministri Albin Kurti, ishte i ftuar sonte në iftarin e shtruar nga ambasada turke...
    Lajme14 Mars 2025
    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka reaguar përmes një postimi në 'Facebook' në lidhje me një postim të deputetes së LDK’së, Hykmete...
    Lajme14 Mars 2025
    Djali i presidentit amerikan Donald Trump, duket se nuk e njeh Kosovën si shtet, edhe pse vendi që udhëheq i ati pati...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.