[wp-story]

Lajme

Mimoza Kusari-Lila thotë se u ftua nga Ramush Haradinaj për të bashkëpunuar

Mimoza Kusari-Lila thotë se u ftua nga Ramush Haradinaj për të bashkëpunuar
18:16 | 04 Shtator 2019

Kryetarja e partisë Alternativa, Mimoza Kusari Lila ka theksuar se përveç PDK-së ka pasur thirrje për bashkëpunim edhe nga AAK-ja.

Ajo ka bërë të ditur se ftesës për bashkëpunim i janë përgjigjur negativisht për arsye parimore, raporton Front Online.

“Unë kam pasur takim edhe me zotin Ramush Haradinaj, por ka qenë përgjigja për jo. Nuk kam pas diçka personale, ka qenë gjithçka çështje parimore. Nuk mund të mbështetsha tek një person që e kam kritikuar vazhdimisht. Ajo që është më e rëndësishme është të jemi parimor sepse nuk mund të them se në atë qeverisje s’ka qenë i mirë e tash do të jetë“ ka thënë ajo në Info Magazine në Klan Kosova.

Ndërsa me Lëvizjen Vetëvendosje, Kusari-Lila ka treguar se ka pasur një thyerje me Albin Kurtin në orët e fundit të bisedimeve për koalicion parazgjedhor.

Benzinë vetëm 1.05 euro në Petrol Company e shumë zbritje tjera në “Be Happy Restorant” dhe Market

Të tjera