×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Millovan Drecun: Lajçak po përpiqet të bie dakord për vazhdimin e dialogut

    FrontOnline
    01 Mars 2021

    I dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak do të jetë në Prishtinë nga sot deri më 3 mars, ku më pas do të vazhdojë vizitën në Beograd më 3 dhe 4 mars.

    Kryetari i komisionit parlamentar për Kosovën në Kuvendin e Serbisë, Millovan Drecun thotë se gjatë kësaj vizite ai do t`ia përcjellë Beogradit pikëpamjet e Brukselit dhe anasjelltas, raporton TV Pink.“Unë mendoj se Lajçak po përpiqet të bie dakord mbi vazhdimin e dialogut sa më shpejt të jetë e mundur”.

    “Ai nuk e përfundoi detyrën që i ishte caktuar, ai mund të ketë pritur të shkojë në Kombet e Bashkuara për ndonjë pozitë të lartë, por meqenëse nuk e përfundoi detyrën, atëherë ai ndoshta do të vazhdojë,” , theksoi ai.

    Sipas Drecun, Lajçak me siguri do të vijë për të përcjellë pritjet e Brukselit në Prishtinë dhe gjithashtu për të dëgjuar pikëpamjet e atyre që duhet të formojnë shumicën politike në Kosovë, transmeton Klan Kosova.“Ai do të shohë kur bisedimet mund të vazhdojnë, disa detaje me siguri do të diskutohen. Pastaj ai do të vijë në Beograd për të përcjellë pritjet e Brukselit dhe për të dëgjuar pikëpamjet e Beogradit”, tha Drecun.

    “Unë besoj se një pozicion i fortë do t’i përcillet atij në Beograd që nëse sjellja e njëanshme e Prishtinës vazhdon në këtë mënyrë, nuk do të ketë përparim në dialog,” shtoi Drecun, transmeton Klan Kosova.

    Delegacioni nga Drake University viziton Devolli Corporation, njësinë Prince Caffe
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni25 Prill 2024
    Kryetari i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski në konferencë për shtyp u shpreh se në këto zgjedhje, qytetarët kanë dënuar me votë pushtetin dhe...
    Bota/Rajoni24 Prill 2024
    Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela në festën e fitores së Frontit Europian në Tetovë tha se Arben Taravarit me këto...
    Bota/Rajoni24 Prill 2024
    Kandidati për president i Koalicionit VLEN Arban Taravari, pas shpalljes së rezultateve të para, ka reaguar në rrjetet sociale. Në një postim...
    Të tjera
    Lajme25 Prill 2024
    IKSHPK apelon prindërit që të vaksinojnë fëmijët pasi çdo dozë e vaksinës ka rëndësi, sepse e rrit imunitetin dhe i mbron fëmijët...
    Lajme25 Prill 2024
    Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike i Kosovës njofton për Front Online se janë regjistruar 21 raste me Pertusis apo ndryshe siç njihet...
    Lajme25 Prill 2024
    Tre persona janë lënduar mbrëmjen e së mërkurës në Prishtinë te “Rruga B”, pas një përleshjeje mes disa personave. Sipas Policisë rasti...
    Lajme25 Prill 2024
    Policia malazeze arrestoi 8 policë kufitarë të dyshuar për marrje ryshfetesh nga shtetas të huaj nga Shqipëria, Turqia dhe Kosova, njoftoi të...
    Lajme25 Prill 2024
    Zëvendësministri i pushtetit lokal, Arbër Vokrri e ka parë si një sukses mbajtjen e votimit për shkarkimin ose jo të katër kryetarëve...
    Lajme25 Prill 2024
    Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Naser Rugova, i ka bërë thirrje Qeverisë së Kosovës ta zbatojë marrëveshjen e planit franko-gjerman, përfshirë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.