[wp-story]

Lajme

Millaku: Universiteti Prizrenit në dorë të akademikeve pakridibilitet të kontrolluar nga sekserët

Millaku: Universiteti Prizrenit në dorë të akademikeve pakridibilitet të kontrolluar nga sekserët
20:37 | 06 Gusht 2019

Profesori i Universitetit të Prizrenit Shkelqim Millaku përmes një statusi në rrjetin social Facebook ka drejtuar akuza të rënda në drejtim të menaxhmentit të Universitetit të Prizrenit

Sipas tij, Universiteti Prizrenit është në dorë të akademikeve pakridibilitet të cilët marrrin instruksionet në kafiterit e sekserëve të Prishtinës, raporton FrontOnline

Ja statusi i tij i plotë:

Të dashur studentë, profesorë dhe qytetarë,
Gjendja në Universitetin e Prizrenit është duke vazhduar të rëndohet në rrugën drejt dëmtimit dhe shkatërrimit të pariparueshëm.
Duke synuar, që nga ditët e para të themelimit, për rregull dhe rend kemi hasur në shumë parregullsi tendencioze dhe politike. Parregullsitë dhe dyshimet e bazuara janë duke i krijuar drejtuesit pakridibilitet akademik, të cilët janë duke i marrë instruksionet në kafiterit e sekserëve të Prishtinës, të Prizrenit etj.

Ju informoj se kemi ngritur kallëzime penale dhe padi ndaj disa zyrtarëve të lartë të UPZ-së!
Për arsye të hetimeve nuk do t’i publikojmë emrat e keqpërdoruesve, shantazhuesve dhe falsifikuesve, të cilët besoj fuqishëm se do të dalin dhe do të japin llogari para drejtësisë.
Të nderuar, ju ftojmë që të mobilizohemi për ta mbrojtur tempullin e dijes, nga ata që më së paku e kanë dashur dhe e duan Universitetin.
Universiteti i Prizrenit është i dyti në Republikën e Kosovës dhe nuk meriton të shkatërrohet nga disa drejtues që nuk e kanë as idenë e misionit dhe të vizionit për ta zhvilluar këtë tempull të dijes.
Sinqerisht,
Prof.asoc.dr. Shkelqim Millaku / FrontOnline /

“Graniti” hap showroom-in e dytë në Prishtinë (VIDEO)

Të tjera