×
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Milionat e “dyshimtë” të zyrtarëve shtetërorë

    FrontOnline
    16 Gusht 2020

    Verifikimi i prejardhjes së pasurisë së deklaruar të zyrtarëve të lartë shtetërorë në Kosovë, vazhdon të mbetet mision i pamundur, për shkak të mungesës së mekanizmave ligjor, pohojnë përfaqësues të shoqërisë civile.

    Pamundësia e verifikimit të prejardhjes, sipas tyre, krijon dyshime se sa është reale dhe e ligjshme pasuria e deklaruar.

    Zyrtarët shtetërorë janë të obliguar për çdo vit të deklarojnë pasurinë e tyre në Agjencinë Kosovare Kundër Korrupsionit, proces ky të cilën tashmë e kanë përfunduar rreth 98 për qind prej tyre, tregojnë udhëheqës të kësaj agjencie.

    Në regjistrin e deklarimit të pasurisë në këtë agjenci, disa nga zyrtarët shtetëror kanë deklaruar vlera të mëdha të pasurive të luajtshme, të paluajtshme, si dhe para të gatshme në institucionet financiare, që në raste të caktuara shkon në miliona euro.

    Havolli: Deklarimet nuk janë gjithmonë të sakta

    Drejtori i kësaj agjencie, Shaip Havolli, në një bisedë për Radion Evropa e Lirë, thotë se deklarimet e pasurisë të zyrtarëve shtetëror, jo gjithmonë janë të sakta. Por, agjencia, thotë Havolli, nuk ka mekanizma për gjurmimin e prejardhjes së pasurisë së tyre.

    Ai tregon se për verifikimin e prejardhjes se pasurisë tashmë janë duke përgatitur një Ligji të ri për verifikimin e pasurisë së deklaruar të zyrtarëve shtetëror.

    Kuvendi i Kosovës në vitin 2011, ka miratuar Ligjin për deklarimin, prejardhjen dhe kontrollin e pasurisë së zyrtarëve të lartë publikë, në bazë të së cilit edhe përfundon procesi i deklarimit të pasurisë.

    “Bëhet fjalë për ligj të ri, por normal disa elemente të ligjit aktual do të merren, sepse kjo është në kontiunitet në përmirësim të bazës ligjore. Me ligjin e ri, ekzistojnë disa rregulla, norma, se si do verifikohet prejardhja e pasurisë. Ky tashmë është draftligj dhe shpresojmë që gjatë këtij viti ky projektligj të shkojë në qeveri”, tha Havolli.

    Zyrtarët shtetërorë deklarojnë dhe e vlerësojnë sipas “dëshirës” vlerën e pasurisë se luajtshme, paluajtshme dhe shumën e parave të gatshme në Agjencinë Kundër Korrupsionit, thonë përfaqësues të shoqërisë civile, sipas të cilëve, kjo procedurë krijon hapësirë për dyshime për ligjshmërinë e pasurisë se tyre.

    Arton Demhasaj, drejtor i Organizatës për Demokraci, Anti-korrupsion dhe Dinjitet – Çohu, thotë se krijimi i bazës ligjore për këtë çështje kërkon përkushtim urgjent, për shkak se disa nga zyrtarët shtetëror kanë deklaruar pasuri në vlerë milionëshe që janë në mospërputhje më të hyra e tyre vjetore.

    “Dhe këtu krijohet përshtypja se ata kanë pasuri të paligjshme ose të fituar në mënyrë të kundërligjshme. Kështu që mendoj se ka hapësirë të madhe për tu rishikuar baza ligjore në këtë aspekt. Duhet të krijohen mekanizma dhe dispozita ligjore që merren për verifikimin e prejardhjes së pasurisë se zyrtarëve të lartë publik”, tha Demhasaj.

    Të mundësohet konfiskimi dhe sekuestrimi i pasurisë

    Demhasaj thekson se në kuadër të ligjit të ri, duhet të mundësohet konfiskimi i pasurisë, nëse vërtetohet se pasuria e zyrtarëve është joligjore. Në Kosovë, ekziston Ligji për kompetencat e zgjeruara për konfiskimin e pasurisë se përfituar me vepër penale.

    Por, në bazë të këtij ligji, konfiskimi i pasurisë realizohet vetëm për personat e dënuar për ndonjë nga veprat penale me Kodin Penal të Kosovës.

    Për këtë, Demhasaj pohon se autoritetet kompetente asnjëherë nuk kanë marrë seriozisht çështjen e ligjit civil, gjithmonë Kosova ka anuar nga modeli penal i konfiskimit të pasurive dhe për këtë vazhdimisht kjo çështje është treguar e dështuar.

    “Ne si Lëvizje Çohu, kemi qenë avokues që ky ligj mos të lidhet më çështje penale, por të jetë një ligj civil, që merret me procedurë civile dhe merret vetëm me ndjekjen e parave të pasurisë dhe jo të individit. Pra, një ligj që krijon mundësi më të lehta për të shqyrtuar pasurinë e zyrtarëve të lartë publik, ku ka dyshime se pasuria e tyre mund jetë e paligjshme. Njëkohësisht, të krijohen lehtësira në aspektin e konfiskimit dhe sekuestrimit të këtyre pasurive” tha Demhasaj.

    Në Ministrinë e Drejtësisë, ndërkaq thonë se “në kuadër të programit legjislativ të kësaj ministrie për vitin 2020 është paraparë edhe Projektligji për deklarimin, prejardhjen dhe kontrollin e pasurisë, i cili po trajtohet së bashku me Projektligjin për Agjencinë Kundër Korrupsionit”.

    “Ministria e Drejtësisë, versionet e hartuara nga grupi punues pjesë e të cilit janë përfaqësues nga Agjencia Kundër Korrupsionit, pastaj përfaqësues nga sistemi gjyqësor dhe ai prokurorial, partnerët strategjik si dhe shoqëria civile, do t’i procedojë gjatë muajit shtator për konsultime, fillimisht paraprake dhe më pas me publikun, për t’u siguruar se procesi i hartimit dhe finalizimit të këtyre projektligjeve të jetë sa më gjithëpërfshirës dhe transparente”, thuhet në përgjigjeje të Ministrisë së Drejtësisë.

    Përfaqësues të organizatave joqeveritare, vazhdimisht kanë kërkuar që organet kompetente të merren më seriozisht me verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë se paligjshme, pasi sipas tyre, pjesa më e madhe e pasurisë së fituar në mënyrë të jashtëligjshme në Kosovë, është në duart e njerëzve të pushtetshëm dhe rrjedhimisht, theksohet se ka munguar vullneti që këta persona të ndiqen penalisht dhe si rezultat i tërë kësaj, nuk ka pasur mundësi që pasuria e tyre të konfiskohet.

    Nga Rubrika
    Ekonomi02 Dhjetor 2024
    Kryeministri Albin Kurti foli me “krenari dhe vetbesim” në seancën e sotme të Kuvendit për qeverisjen e tij katërvjeçare, e cila sipas...
    Ekonomi28 Nëntor 2024
    Bazuar në statistikat e Doganave të Kosovës, vitin e kaluar vendi ka importuar mallra nga Shqipëria në vlerë prej 326 milionë euro,...
    Ekonomi28 Nëntor 2024
    Ka arritur në rreth 300 milionë euro sivjet importi i mallrave nga Shqipëria, përderisa përgjysmë më pak janë eksportet nga Kosova, raporton...
    Të tjera
    Lajme04 Dhjetor 2024
    Visar Azemi do të jetë kandidat i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për deputet në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit. Ai ka...
    Sport04 Dhjetor 2024
    Peja ka triumfuar në ndeshjen e parë çerekfinale të Kupës së Kosovës në basketboll ndaj Sigal Prishtinës me rezultat 74:71, në një...
    Bota/Rajoni04 Dhjetor 2024
    Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se ka qenë i ftuar i nderit i...
    Lajme04 Dhjetor 2024
    Seanca e radhës në Gjykatën Speciale të Hagës u shoqërua me momente të pazakonta, me ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, që u...
    Lajme04 Dhjetor 2024
    Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi në “Politiko” ka folur për pjesëmarrjen dhe përvojën në Forumin e Inteligjencës Parlamentare, i...
    Lajme04 Dhjetor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në Bruksel u mirëprit nga Komisionerja e Bashkimit Evropian për Zgjerim, Marta Kos, me të cilët diskutuan...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.