Sipas një raportimi nga Gazzetta dello Sport, Warren Bondo (Monza) dhe Giuseppe Pezzella (Empoli) janë dy objektivat kryesor të Milanit për afatin kalimtar të janarit.
Drejtuesit e klubit italian po synojnë që të përforcojnë opsionet e Paulo Fonsecas në mbrojtje dhe në sulm.
Milani ka identifikuar dy lojtarë për afatin e janarit, sipas një raportimi të fundit nga Gazzetta dello Sport.
Ismael Bennacer do të rikthehet në aksion së shpejti, por drejtuesit po konsiderojnë përforcimin edhe në mesfushë, pasi këtë e kishte sugjeruar ditë më parë Zlatan Ibrahimovic.
Sipas Gazzettas, Lucas Gourna-Douath i Salzburgut është një tjetër opsion për Milanin, por mesfushori premtues nuk ka përvojë në Serie A, kështu që nuk është në mesin e prioriteteve.
Në të njëjtën kohë, Giueseppe Pezzella i Empolit është kandidat për t’u bërë zëvendësues i Theo Hernandez gjatë afatit kalimtar dimëror./Telegrafi/