×
  • Sport
  • Sport

    Milani dominon, por nuk ia del të marrë më shumë se një barazim ndaj Newcstle United

    FrontOnline
    19 Shtator 2023

    Milan dhe Newcastle United kanë luajtur baras 0-0 në ndeshjen e parë të Ligës së Kampionëve.

    Ndeshja nisi më mirë për Milanin që krijoi disa raste të arta shënimi, por pa sukses.

    Olivier Giroud, Tommaso Pobega dhe Samuel Chukwueze krijuan raste të mira shënimi, por që portieri mysafir Nick Pope priti goditjet e tyre.

    Rafael Leao deportoi bukur në zonë, por që pasi kaloi katër futbollistë mysafirë u ngatërrua me topin duke mos arritur ta dërgonte në rrjetë.

    Me dominimin total të Milanit përfunduan 45 minutat e para, por që Rossonerët pa arritur të shënojnë dhe pjesa e parë u mbyll baras 0-0.

    Pjesa e dytë nisi më mirë me mysafirët që krijuan dy raste me Murphy dhe Tonalin, por pa sukses për të shënuar.

    Milani kërkoi golin edhe më vonë, por që goditja e Rafael Leaos nuk ishte e saktë në minutën e 75-të duke mbetur rezultati 0-0.

    Krejt në minutën e 93-të, mysafirët krijuan rastin më të mirë me Longstaff, por që goditja e tij u prit për mrekulli nga portieri Spotiello.

    Deri në fund përkundër rasteve të mira nga të dyja skuadrat gola nuk pati dhe Milan e Newcastle United morën nga një pikë në xhiron e parë të Ligës së Kampionëve.

    Ndeshjen e radhës Milani e zhvillon në udhëtim te Borussia Dortmund, derisa Newcastle United pret në ST James Park kampionin francez Paris Saint Germain.

     

     

     

    Cilësi, gatim dhe shpërblim
    Nga Rubrika
    Sport28 Shtator 2023
    Xhiro e shtatë e Superligës së Kosovës në futboll do të kompletohet sot më dy ndeshjet mjaftë interesante. Në Drenas Feronikeli e...
    Sport28 Shtator 2023
    Sonte është tërhequr shorti për fazën e 1/8 së finales së Carabao Cup. Dueli më interesant do të jetë ai mes Manchester...
    Sport28 Shtator 2023
    Itali-Suedi ishte një nga ndeshjet e Nations League për femra, e cila u fitua me rezultatin 0-1 nga përfaqësuesja ku luan edhe...
    Të tjera
    Lajme28 Shtator 2023
    Kuvendi i Kosovës ka mbajtur një minutë heshtje për nder të rreshterit të vrarë në veri, Afrim Bunjaku, raporton Ekonomia Online.  
    Bota/Rajoni28 Shtator 2023
    Një autobus shkolle është përmbysur në Jeruzalem, si pasojë e të cilit janë plagosur dhjetëra nxënës. 33 fëmijë të moshës 8-12 vjeç...
    Lajme28 Shtator 2023
    Kompania Rajonale e Ujësjellësit Prishtina ka njoftuar se kanë shkyçur nga shërbimet e ujit, konsumatorë me borxhe të mëdha ndaj kompanisë. Nga...
    Vip28 Shtator 2023
    Pasi përfundoi një turne botëror dhe filmin “Barbie”, besoni apo jo, Dua Lipa aktualisht ka zgjedhur të bëjë disa pushime. Por në...
    Lajme28 Shtator 2023
    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, tha se nuk guxohet të eksperimentohet më shtetin, duke shtuar se kreu i Qeverisë, Albin Kurti gaboi...
    Lajme28 Shtator 2023
    Kryeministri Albin Kurti, tha se pas sulmit terrorist në veri është dëshmuar se Serbia është e përkushtuar që të shkatërrojë ura të...

    FrontOnline, © 2023 Të gjitha të drejtat e rezervuara.